Mirëqenie

July 9, 2019 | 13:11

Frutat që kanë përbërës të ngjashëm me ilaçet kundër kancerit

Portokalli, rrushi dhe karota përmbajnë përbërës kundër kancerit që ngjajnë me antibiotikët e përdorur për kurim. Një studim zbuloi se nga më shumë se 7,900 molekula brenda frutave dhe perimeve, 110 prej tyre kanë potencialin për të luftuar tumoret.

Kjo bazohej në ngjashmërinë e molekulave me përbërësit e gjetur në medikamentet ekzistuese kundër kancerit. Frutat dhe perimet janë të pasura me antioksidantë të quajtur flavonoide, të cilat u japin atyre ngjyrën. Flavonoidet mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit duke shtypur inflamacionin, duke kontrolluar shtimin e këtyre qelizave dhe duke zhdukur tumoret.

Studiuesit, nga Imperial College London, shpresojnë që një ditë të krijojnë ‘dieta ushqimore të personalizuara’ që veprojnë si ‘ilaçe gastronomike’ për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së kancerit.

Hulumtimet e kaluara thonë se 30 deri 40% e llojeve të kancerit mund të parandalohen duke jetuar një mënyrë jetese të shëndetshme. Ushqyerja me shumë fruta dhe perime mund të jetë veçanërisht e dobishme për shkak se ato janë të pasur me antioksidantë kundër kancerit, thanë studiuesit.

Për të zbuluar se cilat ushqime  zvogëlojnë rrezikun e kancerit më shumë, shkencëtarët studiuan 7,962 molekula biologjikisht aktive në një algoritëm. Algoritmi njihte vetitë e 199 ilaçeve të miratuara kundër kancerit. Pas stimulimit se si molekulat bioaktive veprojnë në trupin e njeriut, algoritmi parashikoi se 110 molekula kishin veti për të luftuar kancerin. Kështu këto ushqime u morën si të ngjashme me ilaçet kundër kancerit për më shumë se 70%.

Frutat dhe perimet me vetitë më të mira për të luftuar kancerin ishin:

Portokalli i ëmbël, rrushi, karota, lakra, selino e egër, koriandër, kopër, çajrat.

“Ushqimi përfaqëson aspektin më të madh të modifikueshëm që ka rol direkt në shëndetin e njeriut”, thanë studiuesit.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top