Mirëqenie

October 16, 2018 | 14:30

Frutat që mund të konsumoni kur jeni me dietë

Kur ndiqni një dietë të ulët në karbohidrate, duhet të tregoni kujdes me ushqimet që konsumoni dhe të llogarisni vlerat e tyre. 8 frutat që duhet të hani kur jeni me dietë:

Avokadot

Jo vetëm që janë të mbushur me yndyra të shëndetshme, vitamina, minerale dhe fibra, por ato janë të ulëta në karbohidrate.

Manaferrat

Një filxhan manaferra ka gati 8 gramë fibra, që është rreth një e treta e vlerës së përditshme të rekomanduar.

Boronicat

Një filxhan me boronica ka rreth 17 gramë karbohidrate neto. Mund të përshtateni më mirë me ½ filxhan në menynë tuaj të përditshme.

Arra e kokosit

Gjysmë filxhan me arrë kokosi ka 13 gramë yndyrë të shëndetshme, dhe rreth 2.5 gramë karbohidrate.

Limonët

Shtrydhja e disa pikave limoni në ujë ose lëngje të tjera do të ishte ideale.

Ullinjtë

Këto ushqime të kripura janë kategorizuar teknikisht si një frut. Përveç vlerave të tjera si yndyrat e shëndetshme, ullinjtë përmbajnë pak karbohidrate.

Mjedrat

Me ¼ filxhani mjedër, ju do të merrni rreth 1 gram e gjysmë karbohidrate. Sigurisht, kjo është rreth 10% e sasisë së përditshme të karbohidrateve, por gjithashtu do të merrni një sasi të konsiderueshme të vitaminave C dhe K.

Luleshtrydhet

Kombinimi i tyre me kosin ose në sallatë është ideal për ata që janë në dietë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top