Mirëqenie

September 27, 2018 | 10:27

Fryrje barku? Ja ushqimet e duhura për ta eliminuar atë…

A vuan nga fryrja e barkut? Kjo mund të jetë pasojë e dietës së dobët apo nga marrja e tepërt ose mungesa e ushqimeve të caktuara në trup. Zgjidhja mund të jetë në një dietë e pasur me ushqime që ndihmojnë në detoksifikimin e trupit, thelbësore për luftimin e fryrjes së barkut.

Zbuloni disa ushqime që mund t’i përfshini në meny çdo ditë:

Mente

Është një barishte e fuqishme për të trajtuar problemet e stomakut, ndihmon në humbjen e peshës, si dhe një mundësi e mirë për të luftuar fryrjen, nëse e konsumoni si çaj.

Kastravec

Një ushqim i shkëlqyer diuretik, ndihmon në humbjen e peshës, rinovimin e lëkurës, shkrirjen e gurëve të veshkave dhe eliminimin e toksinave nga trupi.

Asparagu

Edhe pse konsumohet pak, ky ushqim është një diuretik i shkëlqyer, përveç se ndihmon në eliminimin e toksinave dhe lehtësimin e fryrjes. Për më tepër, ai promovon ruajtjen e baktereve të mira në zorrë.

Sallata

Ky ushqim është një burim natyror i klorofilit dhe flavonoideve. Konsumimi i sallatës ndikon në largimin e lëngjeve të tepërt nga organizmi, kështu që ndihmon në shmangien e fryrjes.

Uji kokosit

Kjo pije ndihmon shumë në kontrollin e presionit të gjakut duke qe në se në përbërjen e tij ka shumë kalium dhe natrium. Përveç veprimit si një diuretik natyror, ai gjithashtu eliminon lëngjet e tepërta nga trupi.

Domate

Të pasura me kalium, ndihmojnë në eliminimin e natriumit të tepërt nga trupi, duke promovuar kështu luftën kundër fryrjes.

Majdanozi

Ajo vepron si një antioksidant natyral, duke shmangur plakjen natyrale dhe shfaqjen e sëmundjeve. Përveç që ka veti diuretike.

 

Ajo që është më e rëndësishme është të hidratoheni! Duke qëndruar të hidratuar dhe me funksionimin e duhur të zorrëve, këto ushqime mund të promovojnë rënien në peshë. Pavarësisht kësaj nuk duhet tepruar me konsumimin e tij, por të pihet sipas nevojave të çdo personi.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top