Pika referimi

September 27, 2018 | 10:17

Nga Sabina Rezhda: Ndjeshmëria ka forcë të bindë edhe një arsye që kërkon të bindet!

Me këputjen pas një dhome ku intensiteti i dritës vinte zbehtë si për t’i dhënë shpjegim të natyrshëm konceptit lodhje. Trupi thuajse pa fuqi nga fundi i ditës, ishe aty në fshehtësinë e gjymtyrëve të cilat përshpejtojnë uljen në cepin e krevatit. Një situatë fare e natyrshme për njeriun.

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Sabina Rezhda, studiuese në filozofi

Kështu nis mendimi kërkonte me ngulm të tregonte shkujdesje për të gjitha ngarkesat që truri synonte nga një rastësi ku lidhte pafuqinë me dhomën. Një dhomë fjetje dhe pune, ku librat, letrat e vendosura ku të munden ngatërrohet me rroba të farëllojshme. Shkujdesja në të menduar sikur e hedh perspektivën në një hapësirë më të thjeshtëzuar pa e bashkangjitur me kohën, qetësisht ashtu siç vëzhgohet një pamje fytyre në jeshillëkun e natyrës.

Nga qëndrimet që mban drita e vendosur në hije ka një personalitet statik, të imponon intimitet delikat në sjelljet e bëra vijnë të varura si në një tel ftohtësitë e përulura të autoritetit. Dukjet artistike nga formimi i tyre vendosen si plazma të vëna në trup dhe në sipërfaqe shpërthen energjia e tepërt, ajo flluska na krijohet në lëkurë kur shkëmbehemi përballë fortë me një dollap. Është si me një ndërtesë, e cila mund të jetë çfarëdo, ndodh tërheqja e të kundërtave. Sfida e rrëmujës nga gërmadha e një rrëmuje bie në rënie, psikika tërhiqet nga vjeturina e rrënojave të një ndërtese. Nuk ka asgjë të keqe në gjykim këtu, asgjë të keqe. Janë tiparet e shijes psikika kërkon të mos lëndohet nga fuqia e të tërhequrit andaj ajo vepron, aty trupi, këmbët, duart duan të shkelin në të njëjtat rrënoja të kësaj ndërtese.

Një ndjeshmëri ndofta ka forcë të bindë edhe një arsye që kërkon të bindet! Të shpiket, të gjendet, të krijohet një arsye për ta bindur ndjeshmërinë.

contagious-emotionsCilitdo që i preket ndjeshmëria dhe e manifeston atë, ka të drejtë të marrë një bindje për t’u bindur. Në thelb ndjesia merret për dobësi, por për në përkufizimin ndaj saj, kujdesi duhet konsiderohet, të kthehet koka. Shpërfillet bota e shpirtit të njeriut lehtësisht, kjo sepse është e kushtueshme të mbahet në këmbë, i përngjet një pikture ku vlera e saj i kalon shekujt e një politese të gjatë që ka ditur të mbijetojë edhe kur rregullat s’kanë qenë në favor të saj.  Dhe në paramendimin e një paradhome mbetet biseda me veten, pak anonime, – nuk ka legjitimitet vetvetja me fjalën për të dhënë një mendim është një hiç “ajo vetvetja” dhe argumenti në të!

Megjithatë, kjo pak bën rëndësi tjetër është çështja, pashikueshmëria qëndron tek një send i cili s’’u vëzhgua vetëm u keqkuptua në vite dritë kohë. Faj… faj u bë një perde në  material rrobe të trashë, përzierë me ngjyra në nuanca vagulli, me qëllim i kishin zënë pamjen! Dukeshe më bukur ajo gjëja tjetër që bënte shfaqje!

how-emotional-am-iPerceptuese mbetet dukja. Na bën të kuptojmë dritën e zënë. Gishtat janë vënë para fytyrës duan të rrinë qetë, ulur në këmbët që këmbejnë njëra-tjetrën dhe kur të bjerë errësira ato të lëshohen te mbajtëset anash karriges për të sfiduar hijet e dritës. Në këtë rast përton të zbathësh edhe këpucët në një kohë që paradoksalisht aty ka rënë errësira e natës, andaj brenda në të e bjerrë kohën si rrëfenja në gjithë gjatësinë e të treguarit. 

Një orë e saktë gjumi, por lisharsja karrige përkundte trupin në nostalgji pak të vjetra. Të zgjohesh në mëngjes me këpucë të veshura! Mëngjesi i ri e ka vënë trupin në mpirje, nis higjiena, zhveshja e këpucëve dhe pirja e kafes. Më tej rutina e ditës dalja jashtë një punë e mërzitshme apo për të tjerë e pamërzitëshme që i shërben njeriut për mbijetesë. Me pak fjalë, një thjeshtëzim praktik të lëvizjeve që bën trupi duke na bërë paksa njerëz. Aty paramendimi duket sikur do të vejë në një perspektivë si më jashtë realitetit për të prekur të jeshiltën natyrë ku mund të jetë një pyll i gjelbër libër mbajtëse qiriu apo një orendi tjetër e rastësishme. Vishet gjuha me veshje të purpurt në nuanca të zeza, përngjan si një laborator me çudira ku çdo dritë-hije penetron gjer në qelizë me qëllim të provokojë nerv për ta shtresëzuar mendimin edhe në skutat më të errëta.

Artistikisht, të vësh në mendim sendin, librin, rrugën dhe grimca afër nesh! Me një fjalë që i perceptojmë afër. Është e njëjtë si me fjalën kur fjala hidhet në letër për studimin e një përditshmërie fenomeni apo çfarëdo tjetër qaset edhe me artistiken, ku stilistika e të shkruarit si proces ta imponon butësinë që ka fjala nga pretericioni për në metaforë. Të duket si mendjelehtësi mendimi i hedhur në letër. Vërehet ekzagjerim në gjetjen e kuptimin për të, vetë simbolika e artistikes e stimulon këtë perceptim. Keqkuptohet të shkruarit, trajtohet si ide futuriste. Mbase ajo në një rrethanë të caktuar do i shërbejë kuptimit. Por letra e shkruar në tekst keqkupton e mbart në vetvete një si prirje të tillë mendjelehtësie e shkujdesjeje!

1
Aty një libër i hapur, shfletonte gishtat në letër duke e përthyer atë dhe vënë shënime me laps për të kuptuar më tej se ç’ka në mëndja fjala!
Verandë, qëndisje orendish të bëra me punë dorë si me saten,  rreth rrotullimi një hutim që vinte klandestin për nga fytyra dhe habia në tipare tjetërsonte një pyetje një ide që dihej. Dijëshmëria  një koncept aq sa matematik për nga rregullsia edhe i lëvizshëm muzikë violine apo për instrument tjetër muzikor. Luajnë në taktikat e tyre duke sfiduar hapësirën statike të palëvizshme vihen në kujtesë tingujt me zakonet (manierat) paranojave, duke na shtënë në mendje rehatinë e zhurmave instrumentale.  Një lodhje psikike ku vë në lojë vetë personalitetin tonë në zgjatime duarsh të shumta të gjata degëzimet e tyre ngjajnë me një rrugëtim i cili s’di ta gjejë mbarimin. Pamja në qëndrim ofronte dukjen e disa karrigeve vendosur ashtu rrëmujë dhe përtej tyre një gjelbërim i jeshiltë sikur e kthente dritën dhe shkaktonte verbim të lëvizshëm në kohë të shkurtër në retinë. Sytë janë shumë të ndjeshëm aq sa ndjejnë edhe dhimbjen e dritës që depërton thuajse pingul, drejt, me një shkujdesje ku aty fijet e flokëve e përjetojnë rrëmujën si një proces natyral jashtë të zakonshmes. Gati sa në rënie ishte trupi karrigia e vjetruar shumë. Nga pamja e stilit  karrigia vinte në material druri lisi të butë në një lyerje si vaji ndofta, ngjyra e marrë si me thënë e përftuar, vinte e zezë me viza të kafta të tejdukshme, por në të errët. Një banesë e thjeshtë, qëndrimi në të për pak orë për të kundruar shikimin nga këndvështrime si më njerëzore. 

Kryesisht veranda që përngjante me një jashtësi dhe brendësi në një kuptim të atillë që trupi s’ishte as brenda as jashtë. Në vëmendje dhe në kujtesë mbetja e syve tek jeshilja jashtë e pikturuar me ngjyra rrëfente fshehtas tekste sekrete për të bërë muzikë. Me një fjalë mendime krejt të thjeshtëzuara për të lehtësuar peshën e fjalës dallimet e saj të cilat nga dy anët e vendosin veten përbri, por duken paralel të vendosura. 

Të hedhësh në tekst një mendim apo ide janë rrethanat e shoqërisë që ta imponojnë, pastaj perceptimet janë të përveçme kushdo vë këndshikimet e veta. Kjo s’lidhet me subjektiven as me personalen, madje s’hyn në të dhëna të tilla. Të dhënat perceptuese mbi socialen shoqërore i ofron vetëm subjekti si shoqëri sociale. Nga këtu keqkuptohet njeriu si individ, andaj parashtroj, e vë në sqarim. Si të hedhësh në shpjegim ndodhitë e këqija sociale është e njëjtë bazohesh në të dhëna rrëfime dhe me të mirën racionale dëgjuesi i beson.  Me qëllim të mbahet në këmbë njeriu të mos i vijë mundësia që njeriu-njeriun ta dhembshurojë për pafuqinë e tij në një trajektore që lëviz hutueshëm, aty si për të shpeshtuar hapat që këndi i tyre të mos rrotullohet në 360 gradë.

Trajektorja lufton për mbijetesë. Një lloj si me socialen bashkë me rrëfyesin, logjika si dëgjuese vazhdon të këmbënguli më tej me rrethanat e shoqërisë në një mundësi zgjidhjeje, në gjetje të një ideje sa më të përthyer për ta bërë më të lehtë kuptimin e kodit. Si kundër, qasja më afër ndaj kodit të sjelljes kur skalitet një njohje e fillimit dhe shuhet bariera komunikative e Ju-së me gjasa vjen nga kohëra të largëta të jetuara në një jetë tjetër dhe ndodh rijetimi në këtë kontekst kohe.

Taktika të sinqerta sjelljeje në komunikim me një fjalë. Teksti lë vështirësi në leximin e parimit. Në përbri të pantallonit në anët e tij horizontale mbeten materiale ku llogarit mundësinë për në vazhdim aty afër fundit të ditës dhe trurit i duhet medoemos të zbërthejë mendimin në një qasje të shpejtë mbledhur në tavolinën e një dhome. Rrethana pret veten e saj. 

Metalika e fundit vete për aty. Veprime pragmatike me një fjalë komune në tjetërsime që e zbërthejnë edhe etikën për rregulla të kujdesshme ndaj një pritshmëri të lëvizshme. Ishin xhepa mbajtëset horizontale, por vendosur vertikalisht. Të mbash kokën drejtë… si drejtë! – kujdes ,shumë gjëra ka gjasa të bien nga mbajtëset që kanë  anët e pantallonit ato për qëllime sendesh janë! Bien sendet është e thjeshtë. Si kundër vjen në një rrethanë nga errësira dhe tjetërson një shikim i përngjet një vëzhgimi të vagëlluar ashtu e ke parë me sy të shpejtë në një lloj si kalimi ku të shpejtohet depërtimi i dritës në pasqyrimet që bëjnë sytë nga ajo e ndryshmja që bie në sy. Butësia në karakter është më së shumti e dhënë ndihmon të bësh perceptimet ku tejkalojnë etikën kufizuese jo thjeshtë në një rregull karakteri. Një qiri i ndezur penetron edhe në errësirë për të lëshuar dritë-aromat që lëshohen prej tij të vënë në kujtesë atë copë të hollë si fije që vihet në kokë për të mbajtur gërshetin anash. Kujtesës i nxjerrin në pah një imazh të dyshimtë ajo dikur i kuptonte sjelljet apo shikonte fotografitë, por sot shtyhet arsyeja për ta fshirë dyshimin!

Aspak minimaliste mendimet, por rëndësi merr koshienca, por dritë-shndrimi i saj na stimulon edhe kur bie errësira në brendësi!

P.S: Titulli redaksional

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top