FB

November 17, 2021 | 8:20

Ftohjet e fëmijëve, çfarë duhet dhe nuk duhet të bëni

Ftohja e fëmijëve vë në gatishmëri çdo nënë dhe baba. Sidomos kur janë shumë të vegjël, nuk di asnjëherë si të sillesh. Këshilla më e mirë është të kontaktoni gjithmonë me pediatrin që trajton foshnjën, sepse ai është i vetmi që mund të japë sugjerime se si të trajtohet çdo sëmundje.

Ftohja në fakt nuk është gjë tjetër veçse një infeksion i rrugëve të frymëmarrjes. Është një çrregullim tipik i fëmijëve: zakonisht në një vit ata mund ta marrin atë nga 6 deri në 10 herë, kundrejt një mesatare prej 2-4 herë tek të rriturit. Nuk ka kurë për ftohjet. Por zakonisht është një problem shëndetësor që largohet vetvetiu në një kohë të shkurtër, brenda 5-7 ditëve. Megjithatë, nëna dhe babi mund të ndërmarrin një sërë hapash për të lehtësuar simptomat e ftohjes.

Sot ju zbulojmë 5 gjëra për të bërë dhe 5 gjëra për të mos bërë duke ndjekur këshillat e SIP, Shoqëria Italiane e Pediatrisë.

Çfarë të bëni:

Po për larjet e hundës me tretësirë fiziologjike. Sepse ndihmojnë në eliminimin e mukusit, veçanërisht te subjektet e vogla që ende nuk dinë të fryjnë mirë hundën. Të kryhet para ngrënies dhe para gjumit.

Po për aerosol. Sepse avulli shkrin sekrecionet. Gjithsesi, ndiqni gjithmonë udhëzimet e mjekut tuaj dhe mos përdorni barna që nuk janë të përshkruara prej tij.

Po hidratimit. Fëmijët duhet të pinë shumë, veçanërisht pije të vakëta të cilat shërbejnë për të holluar mukozën, duke çliruar hundën.

Po për të pushuar. Fëmijët nuk i dërgojmë në kopsht apo shkollë, por i mbajmë në shtëpi për disa ditë. Gjithashtu për të mos përhapur infeksionin apo ekspozuar fëmijën, tashmë të dobësuar, ndaj viruseve apo baktereve të tjera.

Po për antipiretik. Por vetëm në rast temperature dhe duke ndjekur udhëzimet e mjekut.

Çfarë mos të bëni:

Jo spërkatjeve dhe pikave për hundë. Ato nuk përdoren kurrë tek fëmijët e vegjël.

Jo shurupeve mukolitikë. Nën 2 vjeç janë gjithmonë të ndaluara.

Jo lëngut të pulës. Është i mirë, por nuk ka asnjë provë shkencore për efektivitetin e tij.

Jo vitaminës C. Nëse merret në muajt para sezonit të ftohtë mund të zvogëlojë rrezikun dhe të lehtësojë simptomat. Por në fazën akute nuk ka asnjë provë shkencore mbi efektivitetin e saj.

Jo zinkut për të parandaluar ftohjet tek fëmijët ose për të parandaluar sëmundjen.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top