Lifestyle

January 17, 2018 | 9:32

Ftohtë, shumë ftohtë: Si të mbroni duart!

Të kujdesemi për fytyrën tani është një zakon i mirë, por edhe gjymtyrët tona meritojnë të njëjtën vëmendje. Përkundrazi,  duart, super të ekspozuara ndaj elementeve dhe acarit, kanë nevojë për mbrojtje shtesë . Këtu janë disa sugjerime për një rutinë bukurie që do të na japë një lëkurë të lëmuar, të shëndetshme dhe të butë.

1

Larja e duarve

Sigurisht që zakoni i larjes së duarve është më se i përditshëm, por kur kemi të bëjmë me mot të ftohtë këshillohet të mos përdoret shumë sapun dhe të lahen me ujë të vakët. Kjo për të mbajtur lëkurën e duarve të pastër dhe të hidratuar.

Të bukura dhe të buta

Një aleat i mirë për duart është vaji i ullirit. Lëkura e fytyrës dhe duarve është më e ekspozuara ndaj të ftohtit prandaj në fund të ditës duhet ti masazhojmë për ti mbajtur të buta dhe për të larguar qelizat e vdekura. Këtë mund ta bëni duke përzier disa lugë vaj ulliri dhe mjaltë, dhe pak qumësht apo kos.

Mos e humbi kurrë vëmendjen

Mes kremrave, është mirë të zgjidhni ato të cilësisë së parë. Përveç tyre, ato që kanë në përbërje vaj kokosi apo gjalp shea, të pasura me veti të shumta parandalojnë plakjen e parakohshme, gjithashtu dhe vaji i bajames i pasur me vitaminë E.

Para se të flini

Para se të flini duhet të masazhoni lehtësisht duart, duke bërë të mundur që vaji të penetrojnë në brendësi të lëkurës dhe të riaktivizojë qarkullimin. Do të ishte më mirë të nisni nga majat e gishtave deri në fund të pëllëmbës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top