Mirëqenie

December 11, 2017 | 8:58

Ftoi, fruti i fundit i pragdimrit që i ka fshehur cilësitë

Një frut i vendeve të ngrohta, që megjithëse shumë i shijshëm, shpeshherë përtojmë ta pastrojmë e ta hamë për shkak të strukturës së tij të fortë. Ftoi ka vlera të mëdha ushqyese për trupin tonë. Vlerat e vërteta të ftoit mund t’i marrim duke e konsumuar atë bashkë me lëkurën, duke qenë se është i pasur me lëndë të shumta ushqyese, si vitamina, minerale, përbërës fenolikë, antioksidues dhe fibra dietike.

ftua

Duke ngrënë ftonj, ne mund të biem nga pesha: Një mënyrë e mirë për të përshpejtuar metabolizmin dhe rënë në peshë, është të përmirësoni tretjen. Ftoi është i pasur në fibra dietike, lëndë ushqyese këto që ndihmojnë istemin tretës. Do të keni më shumë energji dhe do të humbisni më shumë peshë duke përmirë- suar shëndetin digjestiv. Konsumi i ftoit, në sezonin e tij, parandalon sëmundjet gastrointestinale: Përveçse ndihmon në procesin e tretjes së ushqimeve, parandalon gjithashtu një sërë gjendjesh gastrointestinale, si sëmundja e zorrës së irrituar ose divertikuliti. Trajton problemet e ndryshme të lëkurës: Nivelet e larta të antioksiduesve dhe vitaminave te ftoi janë shumë të mira për të mbajtur të shëndetshme dhe të re lëkurën. Antioksiduesit parandalojnë dëmtimin nga radikalet e lira duke parandaluar kështu shfaqjen e parakohshme të rrudhave, të njollave dhe duke mbrojtur lëkurën kundër rrezeve ultraviolet.

Nëse hahet i freskët, pra, i papërpunuar me sheqerna, rregullon tensionin e gjakut: Kaliumi është një nga mineralet më të rëndësishëm në trup pasi mban nën kontroll tensionin e gjakut dhe ndihmon për të transportuar lëngjet në qelizat e trupit. Sa i përket tensionit të gjakut, kaliumi ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut dhe arterieve, duke parandaluar kështu sforcimin e sistemit kardiovaskular. Kështu mund të ulet rreziku për zhvillimin sëmundjeve të tilla si, arteroskleroza, sëmundja koronare e zemrës, sulmi në zemër dhe goditjet në tru. Së fundi, ftoi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon aneminë: Përmbajtja e lartë në minerale, si hekuri dhe zinku, ndihmon në prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin. Kështu, parandalohen sëmundje të tilla si anemia, për shkak të mungesës së hekurit./Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top