Lifestyle

November 7, 2018 | 14:03

Fundet me tyl, modeli më elegantë i sezonit të vjeshtës (Foto)

Romantike, femërore, super shik: fundi me tyl konfirmohet si një nga tendencat më të mëdha të sezonit vjeshtë- dimër dhe pasi ka bërë për vete pasarelat e (rrugët e kryeqyteteve të modës) po përgatitet tani të pushtojë edhe gardërobën tonë.

Në fillim ka qenë aktorja Carrie Bradshaw që na bëri të dashurohemi, më pas, erdhën ndjekëset e modës që filluan ta veshin në çdo orë të ditës dhe tani që ka shpërthyer zyrtarisht mania edhe ne mund ta veshim nga mëngjesi në mbrëmje.

Dikush e konsideron një veshje pak si shumë të vështirë për t’u kombinuar, por duke parë se trendet e fundit e duan të veshur edhe me atlete dhe copa super të rastësishme, nuk do të jetë e vështirë për ta përdorur në veshjet e përditshme.

Nëse është një version i shkurtër, i mesëm ose i gjatë; me copë një ngjyrëshe ose me zbukurime, qëndisje dhe aplikime të çmuara që rrisin edhe më shumë shkallën e magjisë, së paku një fund tyl, duhet patjetër ta keni në dollap dhe nëse keni frikë se nuk jeni në gjendje të gjeni një model që ju përshtatet në mënyrë të përsosur, mos u bëni merak , ne ju ndihmojmë të zgjidhni.

Ja një seleksionim i modeleve më të kërkuara që janë në qarkullim!

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top