Lifestyle

July 8, 2020 | 8:19

Fundi i një martese për Johnny Depp, me akuzën ndaj ish-gruas si “sociopate narcisiste”

 

“Vendosa të divorcohem nga Amber Heard kur ajo defekoi në shtratin tonë”: Johnny Depp e quan ish-gruan e tij një “sociopate narcisiste”, e cila sulmoi këtë të fundit dhe e mohon që e goditi me paraqitjen në gjykatë për shpifje.

1

Aktori i famshëm, Johnny Depp, vendosi të divorcohej nga Amber Heard, pasi ajo defekoi në shtratin e tyre martesor “si një shaka”, pasi ai mohoi ta godiste atë, dhe tha se ajo kishte abuzuar me të gjatë gjithë martesës së tyre.
Legjenda e Hollivudit, 57-vjeçari, hodhi në gjyq ish-gruan e tij, duke e etiketuar si një “grua dhunuese”. Ai i quajti ato akuza “të sëmura dhe plotësisht të pavërteta” në një pritje të gjatë në gjyq për shpifje në Gjykatën e Lartë në Londër.
Por zbulimi më i bujshëm nga Depp ishte se ai vendosi të divorcohej nga Heard pasi jashtëqitja mbeti në shtratin e tyre.
Në një deklaratë të shkruar, aktori tha se Heard ose “ndoshta një nga miqtë e saj”, ishte përgjegjëse për incidentin, por ajo e hodhi poshtë këtë akuzë duke e konsideruar si “thjesht një shaka të padëmshme”, dhe ai tha se kjo ishte kashta e fundit në martesën e tyre të përkeqësuar.
Aktori gjithashtu mohoi se e ka goditur Heard, si një seri tregimesh në gazeta, dhe tha se ishte “e pakonceptueshme” që ai do të godiste ndonjëherë një grua, duke përmendur rritjen e tij jugore dhe duke thënë se ai e konsideron kalorësinë “shumë të rëndësishme”.

Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi P.N.Luarasi / Burimi USA Daily Mail

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top