FB

June 8, 2024 | 7:30

Fundjavë në plazh? Zbuloni këshillat për një bagazh të përsosur

Pas dimrit të gjatë më në fund erdhi sezoni i mirë dhe momenti i shumëpritur për të qenë jashtë. Bashkëngjit ditët e gjata që na presin në muajt e ardhshëm dhe ritmin e ngadaltë të punës, angazhimet e fëmijëve në shkollë, më në fund mund të kalojmë një fundjavë në diell. Përgatitja e valixheve është gjithmonë lotari, por mund t’i referohemi një doracaku të vogël që na ndihmon në zgjedhjen e veshjeve, për të mos gabuar dhe gjithmonë të jemi super elegantë në çdo moment të ditës.

Dëshira për t’u arratisur në det qoftë edhe për 48 orë fillon të ndihet, por duhet ta pranojmë se dëshira për të lënë pas krahëve qytetin dhe të ftohtin e dimrit shoqërohet me ankthin e bagazheve. Ne e dimë se sa e vështirë është të përgatisim gjithçka dhe t’i vendosim në rregull, por nuk mund të heqim dorë nga ideja për të qenë gjithmonë të përkryer. Çfarë duhet të marrësh atëherë? Këtu janë pesë gjërat thelbësore që gjithmonë duhet t’i vendosni në valixhen tuaj.

Në qytet: Fustan apo kostum, më mirë të zgjedhësh një veshje jo shumë të lehtë, stuhitë janë rendi i ditës dhe nxehtësia mbytëse nuk ka ardhur ende. Ne zgjedhim një veshje të rehatshme, por në modë dhe preferohet me ngjyra të lehta ose pastel, të cilat frymëzojnë lehtësinë dhe dëshirën për një pushim. E bardha është gjithmonë e përsosur, në çdo situatë, si dhe veshjet me pika. Atlete për udhëtime dhe shëtitje, po edhe me sandale të sheshta për t’u kombinuar me këmisha ose pantallona të shkurtra.

Në plazh: Shalli i plazhit është një domosdoshmëri. I kombinuar me atlete ose pupa, me një kapelë kashte të gjerë, do të jetë super elegancë. I gjithanshëm, i lehtë, përdoret në shumë mënyra dhe gjithashtu mund të marrim më shumë se një që të përputhet me kostumet që kemi me vete.

Për aperitivin: Kur dielli perëndon dhe temperaturat ulen, mbani mend se është akoma pranverë dhe temperaturat janë akoma pak “të ulëta”. Prandaj, zgjidhni veshjet e zeza që shoqërohen me xhaketa. Ne gjithashtu guxojmë edhe me ngjyra të ndritshme.

Në darkë: Pa u dukur si një yll që kërkon vëmendje, ne zgjedhim një veshje të përshtatshme si për restorantin poshtë shtëpisë dhe për restorantin luksoz. Një palë këpucë ose sandale të shoqëruara nga një veshje të matur dhe të shoqëruar me aksesorë, do të dukeni të përsosur.

Në disko: Është e vërtetë, ne jemi në plazh, por akoma nuk ka nuk ardhur sezoni. Prandaj zgjidhni një veshje për të dalë jashtë, por me kusht që ajo nuk është shumë dimërore apo shumë verore. Gjithashtu në këtë rast ngjyrat e lehta gjithmonë janë të përsosura dhe bëjnë që të vihemi re.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top