FB

December 24, 2025 | 8:30

Fuqia e dhurimit dhe e zemrës mirënjohëse

 

Sot, ku gjithçka lëviz me shpejtësi, ku njeriu shpesh mat vlerën e vet me arritjet, pasurinë apo pamjen e jashtme, ndonjëherë harrojmë thelbin e asaj që jemi në të vërtetë: qenie që kanë nevojë për dashuri, përkujdese dhe kuptim.

krishtlindje-kujdes

Krishtlindjet, dhe çdo moment i shenjtë që na bashkon me të tjerët, na rikujton një të vërtetë të thjeshtë, por të thellë, lumturia e vërtetë nuk qëndron në marrje, por në dhënie.

Psikologjikisht, akti i dhurimit aktivizon ndjenjën e kuptimit dhe përkatësisë. Kur japim, ne ndiejmë se kemi një rol në jetën e dikujt tjetër, dhe kjo ndjenjë e lidhjes është një nga nevojat themelore të psikikës njerëzore. Studime të shumta tregojnë se njerëzit që praktikojnë mirënjohjen dhe altruizmin janë më të qetë, më të lumtur dhe përjetojnë më pak stres. Arsyeja është e thjeshtë: kur fokusohemi te të tjerët, ne çlirohemi nga qendra e egoizmit që shpesh ushqen ankthin dhe pakënaqësinë.

Tomas S. Monson ka thënë:

“Krishtlindjet janë për të dhuruar, pa menduar se çfarë do të marrësh tek njerëzit. Ju harroni veten, duke gjetur kohë për të tjerët. Hidhni pas krahëve gjërat pa kuptim dhe vini theksin mbi vlerat e vërteta.” Ky mesazh shkon përtej një feste, është një filozofi jete. “Harroni veten” nuk do të thotë të neglizhoni nevojat tuaja, por të çlironi mendjen nga vetë qendra e tepërt që na pengon të shohim bukurinë që kemi përreth. Kur gjejmë kohë për të ndihmuar, për të dëgjuar, për të dhënë një fjalë të mirë, ne bëhemi më njerëzorë.

Në fund, jetën nuk e mbushin gjërat që kemi, por kujtimet që krijojmë, zemrat që prekim dhe dashurinë që japim. Prandaj, le ta bëjmë çdo ditë një Krishtlindje të vogël: të dhurojmë buzëqeshje, kohë, mirësi.

Sepse në momentin kur ndriçojmë jetën e dikujt tjetër, drita kthehet dhe ndriçon edhe tonën.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top