Në fokus

March 12, 2019 | 8:25

Fuqia e jashtëzakonshme e njerëzve shumë të ndjeshëm

Disa duket se vërejnë çdo ndryshim në humor dhe çdo dridhje energjike brenda një grupi, si dhe brenda vetes; ata janë të njëjtët njerëz që e perceptojnë stresin shumë më intensiv se të tjerët dhe për këtë arsye ata preferojnë të mos qëndrojnë shumë gjatë në mjedise të zhurmshme dhe të mbushura me njerëz.

Ju ndoshta nuk e keni ditur këtë, por ekziston një përkufizim shkencor që i përshkruan këta lloj njerëzish: është për njerëzit shumë të ndjeshëm – ose Personat me Ndjeshmëri të Lartë (HSP).

Ky grup njerëzish – i cili, çuditërisht, përfaqëson 20% të popullsisë – pranon dhe përpunon informacionin që vjen nga jashtë dhe nga brenda në një mënyrë shumë më të thellë dhe kjo në sajë të funksionimit të veçantë të trurit të tyre.

Prandaj, pjesërisht është një e dhënë gjenetike, pasi ajo ka të bëjë me mënyrën se si neurotransmetuesit punojnë brenda trurit, duke përcaktuar emocionet dhe humorin. Gjithashtu pjesërisht është pasojë e edukimit: në fakt, gjeni që e bën atë më të ndjeshëm, gjithashtu e bën më të pranueshëm ndaj ndikimeve mjedisore, deri në pikën ku thuhet se trajnimi dhe mësimet e marra luajnë një rol më të madh në formësimin e ndjeshmërisë së një personi. Sidoqoftë, të jesh një person shumë i ndjeshëm do të thotë të përfitosh nga disa dhurata të çmuara.

Para së gjithash, truri përpunon informacionin në një nivel më të thellë, sheh më shumë lidhje dhe lidhet me të tjerët në një mënyrë më komplekse: në këtë kuptim mund të thuhet se truri i një HSP është një makinë e fuqishme shoqërore.

Për më tepër, ai është formuar në mënyrë të tillë që të vërejë dhe interpretojë sjelljen e të tjerëve, duke përmbushur kështu funksionin e tij të rëndësishëm, mbrojtës: në fakt, një person shumë i ndjeshëm e kupton menjëherë nëse dikush nuk e trajton mirë, ose nëse ai po përfiton prej tij dhe prandaj vepron në mënyrë të duhur në kohën e duhur. Kjo është shumë e rëndësishme sepse pikërisht për shkak të kësaj ndjeshmërie të madhe kemi nevojë për një mjedis të shëndetshëm, me njerëz solidarë dhe autentikë.

Prandaj, nëse e konsideroni veten në kategorinë e njerëzve shumë të ndjeshëm, jini krenarë për këtë dhe mbi të gjitha, besoni në intuitën tuaj.

 

 

Burimi / www.guardachevideo.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top