Nga Lira Gjika, pediatre
Haim Ginott një mësues e psikolog i shekullit të kaluar, që vazhdon të ndikojë ende sot me mënyrat dhe teknikat e tij për njohjen dhe trajtimin e fëmijëve për t’u bërë individë të lirë e persona socialë, ka shkruar rrjeshtat e mëposhtëm që janë të vlefshëm si për mësuesit dhe prindërit. Ai përshkruan fuqinë që ka një i rritur, prind apo mësues, për të ndihmuar ose jo një fëmijë apo nxënës.
-“Kam arritur në përfundimin e frikshëm se unë jam element vendimtar. Është qasja ime personale që krijon klimën në klasë. Është gjendja ime emocionale e ditës që krijon klimën. Unë kam një fuqi të jashtëzakonshme për t’jua bërë jetën të mjerueshme ose të gëzueshme. Unë mund të jem një instrument torturash ose frymëzimi, mund të poshtëroj ose të bëj humor, të lëndoj ose të shëroj. Në të gjitha situatat është qendrimi im që vendos nëse një krizë përshkallëzohet ose jo dhe një person bëhet i njerëzishëm ose jo.
Nëse i trajtojmë njerëzit ashtu siç janë, i përkeqësojmë. Nëse i trajtojmë njerëzit ashtu siç duhet të jenë, i ndihmojmë të bëhen ata që janë të aftë të bëhen”.
Haim G. Ginott, Mësues dhe Fëmijë: Një Libër për Prindërit dhe Mësuesit
Përpiquni prindër e mësues që të kuptoni se sa shumë keni në dorë për t’i ndihmuar fëmijët apo nxënësit tuaj të bëhen dikushi apo jo.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.