Në fokus

October 8, 2019 | 8:05

Fuqia e një gruaje është në zemrën dhe shpirtin e saj

Fuqia e një gruaje është në zemrën, në shpirtin dhe në karakterin e saj. Gruaja është një magji e pastër, që lëshon dridhje dashurie me një shikim të vetëm. Është ajo që i kushtohet vetes me dashuri dhe zemër.

Fuqia e një gruaje qëndron në shpirtin e saj dhe gjithmonë do të jetë e tillë

“Gruaja është jetë, ajo jep jetë. Askush nuk e pasqyron shpresën aq sa një grua. Asnjë. Ne duhet të gjunjëzohemi çdo natë dhe ta falënderojmë Zotin për dhuratën që ai na dha. Asgjë në planetin tonë nuk shkëlqen më shumë se një grua, askush nuk dhuron më shumë dashuri të vërtetë. Gruaja është unike nga të gjitha pikëpamjet. Fuqia e një gruaje nuk është në trupin, bukurinë apo sharmin e saj. Por është në karakterin, në shpirtin dhe në zemrën e saj luftuese. Një grua ka fuqinë të jetë gjithçka që dëshiron dhe lufton shumë për të mbrojtur forcën e saj. Dhe të gjithë e dimë se sa fort synon një grua të mbrojë idetë e saj”.

Fjalët e një teksti tjetër që përgëzon figurën femërore

Ajo që jep atë që është më e çmuar për ju pa kërkuar asgjë në këmbim, që lodhet dhe mendon të dorëzohet, duke mos qenë në gjendje të bëj më shumë. Ajo dëshiron të mirën e të gjithëve, duke harruar gjënë më të rëndësishme: të bëjë mirë për veten e saj.

Ajo do shumë më tepër sesa e duan, por kupton që jeta është një pasqyrë që jep vetëm atë që reflekton imazhi juaj. Vetëm ajo, vë re gjithçka, por askush nuk i vë re ato. Për mua, përkundrazi, ju jeni qenia më e veçantë që mund të ekzistojë. Asnjëherë mos hiqni dorë, edhe kur dhimbja kap çdo qelizë në trupin tuaj, edhe kur koha kalon sikur dëshiron t’ju ndëshkojë. Ti je drita ime dhe rrezaton me shkëlqim çdo vend ku shkel. Edhe nëse flaka juaj ndonjëherë është e dobët, është plotësisht e aftë të ndriçojë rrugën tuaj. Ju vazhdoni të ndriçoni jetën e secilit që takoni, megjithëse disa prej tyre thjesht duan t’ju lëndojnë.

Jezusi nuk ndaloi së ndriçuari edhe ata që donin kryqëzimin e Tij, prandaj përpiquni të qëndroni të fortë, edhe në momentet tuaja më të dobëta, sepse Ai po vëzhgon përpjekjen tuaj, ai po ju mban në prehër me çdo vështirësi dhe po shëron çdo plagë të hapur në zemrën tuaj! Qëndroni të fortë në luftën tuaj, pavarësisht vështirësive. Ngrini kokën dhe kuptoni se çfarë ju është destinuar, pavarësisht kohërave kur jeta ju çon në një rrugicë të verbër.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top