FB

June 19, 2021 | 8:08

Fuqia e pushimeve!

Pushimet kanë një efekt pozitiv në shëndet, marrëdhënie, performancën në punë dhe mirëqenien. Pushimet mund të bëjnë mrekulli për shëndetin tuaj mendor.

Nga Melisa Shehu

Fuqia e pushimeve të largon nga streset dhe sfidat e jetës së përditshme. Koha që i dedikoni vetes gjatë pushimeve çon në nxitje mendore, e cila do ju bëjë më produktiv dhe kreativ, ul nivelin e stresit dhe ju bën më energjik dhe produktiv në jetën dhe punën tuaj. Kur jeni me pushime mund të lini shqetësimet pas dhe të përqendroheni në kohën cilësore me familjarët ose miqtë, e gjithë kjo sjell çlodhje nga rraskapitja emocionale, ndjenja pozitive, mirënjohje, qetësi shpirtërore, komunikim dhe solidaritetit, ndikim i cili e bën individin më të lumtur dhe të plotësuar.

Gjithashtu pushimet familjare kontribuojnë pozitivisht në forcimin e lidhjeve familjare, në marrëdhënie më të gëzuara dhe në çlirim të ndjenjave negative që mund të jenë akumuluar gjatë gjithë vitit. Adrenalina dhe motivimi nga aroma e detit, rëra apo guralecët ku shkelim, flladi dhe gjelbërimi, janë rilindje për shpirtin, rilindje e cila na motivon dhe na rrit ambicien për të bërë më shumë dhe më mirë nga vetja. Janë një valë e freskët motivimi dhe force për ta mbajtur jetën të ecë përpara.

Pushimet dobësojnë stresin, forcojnë sistemin imunitar, ulin ankthin dhe depresionin, rrisin ndjenjat e lumturisë, emocionet pozitive, të cilat ndihmojnë në rritjen personale dhe shpirtërore. Udhëtimi është një përvojë e re, kulturë e re, njerëz të rinj, janë të gjitha aspektet e udhëtimit që të largojnë mendjen nga situatat stresuese të punës apo dhe shtëpisë. Jep mundësi përqendrimi në atë që sjell gëzim.

Gjatë pushimeve mendja është gjithmonë e hapur dhe e lirë për të takuar njerëz të rinj, për të zbuluar gjëra të reja dhe për të krijuar përvoja të reja, e gjithë kjo ka një efekt të shëndetshëm dhe pozitiv në shëndetin mendor. Pushimet rrisin vetëvlerësimin dhe ndihmojnë në rigjetjen e vetes. Duke na larguar nga monotonia e përditshme, na nis në një aventurë, ku çdo ditë është e ndryshme, ku çdo ditë përjetojmë diçka ndryshe, rifitojmë veten, qetësinë mendore dhe fizike, kështu i japim kohë gjithë qenies tonë për të rritur vetëvlerësimin dhe besimin në vete.

Pushimet i çojnë gjendjes tonë të brendshme sinjale qetësie edhe force për t’u motivuar dhe bërë më të mirën në gjithçka që jemi ndier të shqetësuar dhe të pamotivuar. Pushimet janë medikamenti më i nevojshëm që shëndeti mendor ka nevojë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top