Vera është një kohë shumë e preferuar për dasma dhe ka të ngjarë që në axhendën tuaj të ketë edhe një ose më shumë ftesa. Në këtë pikë, mbetet vetëm të zgjidhni çfarë të vishni: veshja perfekte për një dasmë verore duhet të ndjekë disa rregulla në lidhje me skajet, gjatësinë dhe ngjyrën. Një alternativë e shkëlqyer është një fustan me lule, elegant dhe plot ngjyra, për t’u ripërdorur në mijëra raste të tjera pas ceremonisë!
Fustanet me lule janë tendenca romantike për një dasmë
Të thjeshta, të freskëta, romantike: fustanet me lule janë një kalim veror i përjetshëm, si dhe një zgjedhje e shkëlqyer e minutës së fundit për një martesë verore. Në cilat modele të fokusohemi? Fustane të gjata të paktën deri tek gjuri me një vijë të butë, një dekolte jo shumë të thellë dhe detaje bon ton, si mëngë të fryra. Me ngjyrat pastel nuk mund të gaboni kurrë, për t’i kombinuar me aksesorë nudo.
Veshjet me lule folklorike për një martesë në natyrë
Fustani me lule është zgjidhja perfekte nëse jeni të ftuar në një dasmë në fshat, në kopsht apo buzë detit. Nëse ceremonia e martesës zhvillohet jashtë dhe nusja dhe dhëndri nuk kanë zgjedhur një kod veshjeje shumë formale, mund të luani me trendin më plot ngjyra të verës, fustanet hipi-chic. Drita jeshile për një fustan të rrëshqitshëm me printe lulesh, me rripa ose me dekolte të butë V, për t’u veshur me sandale të sheshta dhe aksesorë të thjeshtë ngjyrë ari (pse jo edhe në flokë!)
Përgatiti K.I / Burimi www.fanpage.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.