Të butë, të mëndafshtë, të këndshëm. Le t’u japim mirëseardhjen veshjeve më të dashura të këtij dimri: fustanet velvet. Pavarësisht nëse do të ishte i gjatë apo i shkurtër, apo në gjatësi të mesme, me një fustan të tillë do të jeni ‘mbretëresha e mbrëmjes’.
Një fustan velvet i zi është gjithmonë i bukur dhe me të s’do të gaboni kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e tjera të vjeshtës: kafe, jeshile e errët, gri dhe bordo. Për ato më romantiket edhe ngjyra rozë pudër dhe e kaltër dhurojnë një pamje të paharrueshme.
Në këtë prag festash, fustani është zgjidhja e duhur për një drekë, ku mund të zgjidhni një model komod po ashtu dhe për darkë ku mund të zgjidhni një model më ekstravagant dhe me ngjyrë të ndezur.
Ja disa nga modelet më të bukur të fustaneve velvet që mund t’i zgjidhni për t’i veshur në natën e ndërrimit të viteve.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.