Mirëqenie

February 5, 2018 | 12:17

Fytyrat tregojnë historitë, sytë treguesit kryesorë

Gmb Akash, reporter

Ndër të gjitha – fytyrat e njerëzve janë më tërheqëse për mua. Çdo fytyrë ka një histori. Ne si fotografë zbulojmë atë histori të pazbuluar përmes lenteve tona. Fytyrat tregojnë histori, tregojnë gjendjen e personit, por na tregojnë edhe historinë e vendit ku ai jeton. Kudo që shkoj, has gjithmonë fytyra të ndryshme dhe përpiqem të gjej një karakteristikë të komunitetit.

portret

Çdo vend ka perceptimin e vet, historinë e aromave… Unë kërkoj historinë pas fytyrës së tyre. Përmes kërkimit të portretit mund të gjejmë histori të çuditshme të jetës së njerëzve nga vende të ndryshme, të cilat nuk i kemi njohur kurrë më parë. ndaj me ju disa nga përvojat e mia gjatë udhëtimit për të gjetur fytyra të panjohura.

Unë kam një tërheqje të fortë ndaj ngjyrës. Unë jam fotograf me ngjyra dhe besoj se edhe fotografia e tillë është sa sfiduese aq dhe e komplikuar. Kur arrij të takohem me sfidën, ndihem i lehtësuar. Jam gjithmonë shumë i kujdesshëm për përdorimin e dritës dhe ngjyrës. Më pëlqen të realizoj fotografi herët në mëngjes dhe pasditeve vonë. Por, ndërsa realizoj portrete në mes të ditës, përpiqem t’i bëj ato në hije, në ambiente të mbyllura ose në dritë të zbehtë. Kjo krijon një mjedis mistik.

4

Unë përpiqem të përdor një sfond shumë të thjeshtë, dhe e afroj portretin në mënyrë që sfondi të mos e shqetësojë subjektin. Përpiqem të përdor dritën natyrale.

Sytë kanë gjithashtu rëndësi për mua. Një nga gjërat më të rëndësishme në imazhet e mia janë sytë e personit. Ato tregojnë historinë e atij personi. Sytë tregojnë sfondin e padukshëm të personit që unë përpiqem gjithmonë ta zbuloj.

Për mua faktori parësor është karakteri i portretit tim. Drita, ngjyra, sytë dhe personi duhet të jetë në bashkëpunim me mua.

Disa rregulla janë gjithashtu të vlefshme për fotografët, kjo për të realizuar eksperimente pa fund me portretet.

1 2 3

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top