Këshilla & Arsye

September 24, 2018 | 9:10

Gabimet më të zakonshme gjatë ushtrimit të aktivitetit fizik

Këto janë gabimet që bëhen shpesh kur ushtroni aktivitet fizik:

  1. Të fillosh aktivitetin me intensitet të lartë pa bërë nxehje.
  2. Të ushtrohesh çdo ditë pa pushim! Muskujt e ushtruar me pesha duhet të pushojnë minimalisht 48 orë nga ushtrimi në ushtrim.
  3. Të vonuarit e vaktit pas palestrës më shumë se 30min. E mira është të konsumohet një vakt i vogël me proteina dhe karbohidrate menjëherë pas ushtrimit me pesha.
  4. Të ushtruarit më shumë seç duhet: nëse ndjeni lodhje dhe dhimbje të vazhdueshme të muskujve duhet të bëni më shumë pushim.
  5. Gabimi kryesor – konsum i pamjaftueshëm i ujit! 8-10 gota në ditë janë të domosdoshme për të gjithë ata që ushtrojnë aktivitet fizik.

Një vakt ideal pas palestrës mund të jetë shembulli mëposhtëm:

  • 1 kupë kos (8gr proteina) ose 1 gotë qumësht pa yndyrë.
  • 1 lugë reçel boronice ose reçel tjetër (0gr proteina).
  • ¼ kupe stika (9gr proteina) ose 50gr djathë.
  • 2 banane (2gr proteina) ose 1 kupë qershi.

Rreth 1 orë përpara ushtrimit mjafton të merret 1 frut plus për çdo orë palestër 3-4 arra.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top