Sipas ekspertëve, frika më e madhe është në martesë, ku shumica ndahen, ose ftohen me njëri-tjetrin.
Këto janë gjërat që bëjnë femrat gabim gjatë martesës, që i shtyjnë burrat t’i braktisin:
- Harrojnë ta mbajnë veten e tyre
Fakti që keni gjetur burrë, nuk do të thotë se duhet të dukeni keq. Mbajeni turpin në formë, vishuni bukur, shkoni nëpër qendra estetike dhe ndihuni mirë. Nëse nuk e mbani më veten tuaj si më parë, burri ka shumë mundësi të shikojë për femra të tjera.
- Fëmijët vijnë në plan të parë
Mundohuni të krijoni një ekuilibër mes fëmijëve dhe bashkëshortit, pasi pasojat mund të jenë jo të mira. Mos u habisni, nëse ai mund t’ju lërë më vonë. Ai do ndihet si i braktisur dhe do gjejë ngrohtësi te një femër tjetër.
- Seksi bëhet monoton
Gjatë martesës, duhet pasur shumë kujdes, pasi një jetë seksuale jo e mirë, do i bëjë partnerët të shkojnë drejt tradhtisë. Nëse femrat i përkushtohen më shumë gjërave të tjera dhe jo jetës seksuale me burrin, ka shumë mundësi që ai të largohet prej jush.
- Nuk e dëgjoni burrin
Gjatë martesës, çiftet janë më shumë të ngarkuar me gjëra të ndryshme. Nëse nuk e dëgjoni, ka shumë mundësi që ai të shkojë te një femër tjetër. Prandaj, duhet të tregoni kujdes me veprimet tuaja dhe mos të mendoni se burrin e keni gjithmonë aty.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.