Marrëdhënie

July 24, 2018 | 9:05

Gabimet pas martese që i shtyjnë burrat drejt divorcit

Sipas ekspertëve, frika më e madhe është në martesë, ku shumica ndahen, ose ftohen me njëri-tjetrin.

Këto janë gjërat që bëjnë femrat gabim gjatë martesës, që i shtyjnë burrat t’i braktisin:

  1. Harrojnë ta mbajnë veten e tyre

Fakti që keni gjetur burrë, nuk do të thotë se duhet të dukeni keq. Mbajeni turpin në formë,  vishuni bukur, shkoni nëpër qendra estetike dhe ndihuni mirë. Nëse nuk e mbani më veten tuaj si më parë, burri ka shumë mundësi të shikojë për femra të tjera.

  1. Fëmijët vijnë në plan të parë

Mundohuni të krijoni një ekuilibër mes fëmijëve dhe bashkëshortit, pasi pasojat mund të jenë jo të mira. Mos u habisni, nëse ai mund t’ju lërë më vonë. Ai do ndihet si i braktisur dhe do gjejë ngrohtësi te një femër tjetër.

  1. Seksi bëhet monoton

Gjatë martesës, duhet pasur shumë kujdes, pasi një jetë seksuale jo e mirë, do i bëjë partnerët  të shkojnë drejt tradhtisë. Nëse femrat i përkushtohen më shumë  gjërave të tjera dhe jo jetës seksuale me burrin, ka shumë mundësi që ai të largohet prej jush.

  1. Nuk e dëgjoni burrin

Gjatë martesës, çiftet janë më shumë të ngarkuar me gjëra të ndryshme. Nëse nuk e dëgjoni, ka shumë mundësi që ai të shkojë te një femër tjetër. Prandaj, duhet të tregoni kujdes me veprimet tuaja dhe mos të mendoni se burrin e keni gjithmonë aty.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top