Mirëqenie

July 23, 2017 | 12:31

Gabimet që bëjnë prindërit kur ushqejnë fëmijët

Child girl looks with disgust at healthy vegetables. Mother conv

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

– Mos i detyroni fëmijet të perfundojne me patjetër pjatën e tyre. Lërini fëmijët të konsumojnë mjaftueshëm. Jo çdo gjë e servirur në pjatë duhet të konsumohet. Ju duhet të njihni kufijtë e mjaftueshmërisë që ju ofron trupi juaj, tregohuni të kujdeshëm sepse mbingarkesa me ushqim pengon funsksionimin normal të organeve tuaja.

– Mos e privoni fëmijen tuaj të konsumoje ushqime të lehta para vakteve kryesore, me frikën se do t’i prishet oreksi! Konsumimi i ushqimeve të lehta ju ndihmon të mbani nivelin e sheqerit në gjak të ekuilibruar. Fëmija duhet të ushqehet çdo katër orë. Përfshini në ditën tuaj ushqime të shpejta si: arra, fruta, kos dhe perime.

-Shprehja “nxito se do të bëhesh vonë për shkollë” ështe mëse e gabuar, ju do të humbisni kontrollin e trupit të femijes tuaj dhe nuk do të kuptoni kur do të jenë të ngopur realisht. Trurit të njeriut i nevojiten 20 minuta kohë për të preceptuar se ndihen të ngopur, dhe nëse konsumojnë vaktin me shpejtësi dhe pandërprerje për 20 minuta atëhërë e mbingarkoni organizmin e tyre.Këshillohet që të hani ngadalë dhe me ndërprerje duke e shoqëruar ushqimin me lëngje që ndihmojnë në tretjen e tij.

– E meriton një ëmbëlsirë sot- ky është një mesazh i gabuar. Ne i detyrojme fëmijet tanë të konsumojnë ushqim edhe nëse janë të ngopur vetëm se kjo shpreh një meritë të fituar. Është mirë që të ndihen të vlerësuar, por jo domosdoshmërisht me një ëmbëlsirë.

– Mos u jepni fëmijëve ushqim para ushtrimeve fizike. Kjo është mëse e gabuar pasi ata duhet të konsumojne ushqim 30 deri në 60 minuta para se të shkojnë në palestër, vrap, aerobi, gjimnastikë, tenis, futboll, not etj. Kjo do t’i ndihmojë të maksimizojnë stërvitjen. Zgjidhni ushqime të pasura me karbohidrate , yndyrë të ulët, me një sasi mesatare proteinash 100-300 kalori, të tilla mund të jenë një gotë qumësht, një fetë buke me gjalp kikiriku, fruta të shoqëruara me arra ose fruta të thata pasi të vetme frutat nuk do t’ju ofronin sasinë e nevojshme të proteinave.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top