Këshilla & Arsye

September 18, 2018 | 14:20

Gabimet që duhet të shmangni gjatë larjes së fëmijëve

Koha e dushit është një mundësi e shkëlqyer për t’ju lidhur me foshnjën. Është diçka shumë e bukur të shohësh ujin, shkumën dhe flluskat, por gjithashtu është një moment me rrezik larja e një të porsalinduri. Fëmijët kur lagen janë lehtësisht të rrëshqitshëm dhe për këtë duhet shumë kujdes. Mbytja është shkaku kryesor i vdekjes aksidentale midis fëmijëve 1 deri në 4 vjeç. Për ta bërë momentin e dushit të sigurt dhe zbavitës për ju dhe fëmijën tuaj, çelësi është të jeni të përgatitur dhe të vëmendshëm.

Rreziqet më të mëdha të larjes së fëmijës dhe kujdesi që duhet treguar:

Lënia e fëmijës pa mbikëqyrje

Kurrë nuk duhet ta lini fëmijën vetëm në dush. Të vegjlit kanë nevojë në çdo moment për mbikëqyrje. Edhe rreth moshës 3-4 vjeç ekziston rreziku i mbytjes.

Të qenit të papërgatitur

Duhet të keni bërë gati rrobat, sfungjerin, sapunin, peshqirin, lodrat. Fëmijës i nevojiten shumë gjëra kur lahet. Sigurohuni t’i keni bërë gati më parë, kështu që nuk ju  duhet të largoheni nga fëmija gjatë larjes së tij.

Të harroni të kontrolloni temperaturën e ujit

Fëmijët e vegjël dhe sidomos foshnjat janë më të ndjeshëm ndaj të nxehtit dhe të ftohtit, prandaj bëni shumë kujdes para se t’i fusni në dush. Për të shmangur djegien e lëkurës, ose për t’i mbrojtur nga i ftohti, gjithmonë kontrolloni ujin paraprakisht. Kontrolli më i mirë bëhet me bërryl, pasi ajo është pjesa më e ndjeshme.

Mbushja plot e vaskës

Disa prindër të rinj mendojnë se mbushja e vaskës i mban fëmijët më ngrohtë, por sa më shumë ujë të ketë aq më i lartë është rreziku i mbytjes.

Përdorimi i karrigeve të dushit shumë herët

Megjithëse duken të sigurta, ato kanë rrezik të përplasen duke e zhytur fëmijën dhe të shkaktojnë mbytje.

Mungesa e një mbrojtëseje tek rubineti i çezmës

Rubineti përbën një rrezik nëse fëmija rrëshqet dhe përplaset, prandaj duhet të përdorni mbrojtëse me materiale të buta që fëmija të mos vritet edhe nëse bie në kontakt me to.

Përdorimi i tepërt i sapunit/shampos

Sapunët mund të irritojnë sytë e fëmijëve dhe nëse kanë kimikate ose vajra esenciale të fuqishme, edhe lëkurën. Përdorni sapunë të butë, jo aromatikë dhe jo në sasi të madhe.

Lini lodra e sfungjerë në vaskë

Lodrat që thithin ujë mund të përbëjnë një rrezik real për fëmijët pas disa përdorimeve. Një bakter infektiv i quajtur Pseudomonas mund të rritet brenda këtyre lodrave, të tilla si rosat prej gome. Përpiquni t’i ndërroni shpesh ato.

Dush shumë i gjatë ose i shpeshtë

Edhe nëse fëmija juaj mund ta dojë ujin, lënia për një kohë të gjatë mund të thajë lëkurën e tyre. Këshillohet që dushi i fëmijës të zgjasë 5-10 minuta. Dy-tre herë në javë janë të mjaftueshme.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top