Këshilla & Arsye

April 4, 2018 | 9:04

Gabimet që ju shkatërrojnë karrierën

Tani që koha ngrohet dhe qëndrimi në zyrë shpeshherë bëhet i pamundur, është pikërisht ajo periudhë e vitit që shumë prej jush fillojnë të rishikojnë karrierën e tyre, zakonisht fillon me një auditim të vitit të kaluar, me shqyrtimin e qëllimeve tuaja, atë që keni arritur dhe atë që nuk e keni arritur dhe se ku dëshironi të shkoni në vazhdim.

Më pas e gjithë kjo përcillet me vendimet dhe qëllimet e karrierës që ndërmerren vitin që vjen.

Nëse dëshironi të arrini qëllimet tuaja dhe të keni një karrierë shumë të suksesshme shmangni këto gabime.

Injorimi i marrëdhënieve me kolegët apo drejtuesit tuaj

Shumë njerëz gabohen kur mendojnë se progresi në karrierën e  tyre varet nga IQ e tyre dhe kualifikimet akademike. Kjo është shumë larg nga e vërteta. Është e vërtetë që janë këto që të sigurojnë një punë, por më pas në fakt nuk janë këto arsyet e qëndrimit tuaj në punë. Sipas “Law Settlement Funding” gjëja më e rëndësishme për të avancuar në karrierën tuaj është të keni një marrëdhënie të mirë me kolegët dhe drejtuesit tuaj.

Gjumi jo i mjaftueshëm

Shumë njerëz sakrifikojnë gjumin duke menduar se nëse kanë më shumë kohë në dispozicion mund të arrijnë ëndrrat dhe qëllimet e tyre. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë por mund të jetë dhe e rrezikshme. Studime të ndryshme kanë zbuluar se mos marrja e një sasie të nevojshme gjumi bën që të mos jepni maksimumin tuaj në punë e si pasojë të keni një performancë jo të mirë.

Diversifikimi në vend të fokusimit

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se diversifikimi është çelësi i suksesit, fokusimi është ajo që në fakt ju bën të keni një karrierë të shkëlqyer. Vendosja e fokusit tuaj dhe vëmendja e pakushtëzuar ndaj qëllimeve tuaja do t’ju ndihmojë të arrini atje ku dëshironi.

Mos krijimi i marrëdhënieve të reja

Nëse dëshironi të ecni përpara në punën tuaj në çfarëdolloj industrie krijimi marrëdhënieve është rregulli kryesor. Mos e bëni gabimin e mbajtjes larg të kontakteve të reja, janë pikërisht ato që do t’ju hyjnë shumë në punë dhe do t’ju ndihmojnë të arrini aty ku keni dëshiruar gjithmonë.

Mos pasja kujdes me jetën tuaj private

Të gjithë e kanë kuptuar se pavarësisht se jeta private mbetet private ajo në një mënyrë apo në një tjetër ka ndikim në karrierën tuaj. Sidomos në ditët e sotme ku gjithçka ruhet në rrjete sociale dhe gjithkush ka akses. Por edhe jeta juaj private mund t’ju kushtojë largimin nga puna, ndaj kini kujdes me gjithçka edhe në jetën tuaj private.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top