Këshilla & Arsye

October 4, 2018 | 14:43

Gabimet që shumica e prindërve bëjnë me fëmijët kur duan t’i heqin pampersin

Shumë prindër e kanë periudhë stresi kohën kur fëmijës së tyre u duhet të heqin pampersin dhe t’i mësojnë të përdorin banjën. Kjo periudhë mund të zgjasë me ditë por ka raste dhe me muaj.

Për ta bërë këtë proces më të lehtë ekspertët japin këshillat dhe tregojnë gabimet që të gjithë prindërit bëjnë duke e zgjatur më shumë në kohë këtë proces.

1- Mos përdorni njëkohësisht dhe pampersin dhe tualetin

Kjo zgjat kohën e heqjes së pampersit. Vishini fëmijës mbathje sepse fëmija duhet të ndjejë lagështirën për t’u ndërgjegjësuar me atë çfarë i ndodh.

2-  Pyeteni shpesh fëmijën nëse do të shkojë në banjë

Prindërit duhet të pyesin shpesh fëmijët e tyre nëse duan të shkojnë në banjë apo jo, sepse në fund të fundit ata po mësojnë një gjë të re.

3- Prisni deri kur ata të jenë gati

Ka shumë shenja që prindërit duhet të bëjnë kujdes dhe të vërejnë kur është puna për të vendosur nëse është koha e duhur për të hequr pampersin.

4- Vëzhgoni me vëmendje çdo shenjë që të japin fëmijët

5- Mos i thoni fëmijëve që do të marrin lekë apo ëmbëlsira nëse shkojnë në banjë. 

Nuk ka efekt. “Nëse bën këtë do të të jap këtë” bën që fëmijët të kenë të gjithë kontrollin ndërkohë që roli i prindërve është të vendosin kufij që në fillim

6-Bëjeni si lojë dhe arsyetoni

Le të jetë kjo periudhë si lojë dhe tregojini fëmijëve arsyet përse duhet ta bëjnë. Funksionon më shumë sesa ta detyroni të qëndrojë ulur në banjë apo të qajë dhe të bërtasë me të madhe sepse nuk do të qëndrojë atje.

Ky është një proces që ndodh 6- 8 herë në ditë prandaj duhet ta merrni me qetësi.

 

Burimi / OraNews

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top