FB

December 28, 2021 | 8:17

Gabimi i të bërit shumë pyetje: formë manipulimi?

Të gabuarit përmes bërjes së shumë pyetjeve është një qasje logjike për të pranuar, ose në dukje, pranimi i një premise që në të vërtetë është e rreme. Është e mundur të kundërshtohet, duke rimenduar mënyrën se si shtrohet pyetja.

1

Gabimi përmes bërjes së shumë pyetjeve mund të përkufizohet si arsyetim në të cilin, përmes një pyetjeje merret si e mirëqenë diçka që nuk vërtetohet. Mund të thuhet gjithashtu se është një qasje e cila, në mënyrë të gënjeshtërt, përpiqet të vërtetojë një fakt të rremë përmes një pyetjeje. E gjitha bazohet në një mashtrim me të cilin përpiqet të çojë në gabim tjetrin. Shembulli më klasik është ai i propozuar nga një libër humoristik i vitit 1914: “Akoma e rreh gruan tënde? Ju lutemi përgjigjuni po ose jo”. Siç mund ta shihni, njëra nga dy përgjigjet fajëson bashkëbiseduesin.

Duhet thënë se gabimi i të bërit shumë pyetje njëherësh merr forma të ndryshme. Ndonjëherë, siç sugjeron emri, përbëhet nga disa pyetje. Të tjerat janë vetëm një pyetje. Përdoret gjatë intervistave të njëanshme gazetareske, por edhe në situata të përditshme. Ndërsa nuk është një argument, si i tillë, një pyetje komplekse nënkupton një argument të nënkuptuar. Ky argument në përgjithësi synon të joshë personin të njohë diçka që përndryshe nuk do të dëshironte ta njihte.

 

Një formë manipulimi

Aspekti thelbësor në gabimin e të bërit shumë pyetje është se, në një mënyrë keqdashëse, shkaktohet një përgjigje e caktuar. Qëllimi nuk është të marrim informacion ose të krijojmë kushte që tjetri të shprehë mendimin e tij, por t’i shtyjë ata të pranojnë diçka që nuk është e vërtetë. Pyetja e shtruar nis nga një premisë e pavërtetuar. Prandaj, nuk ka bazë argumentuese, por ende përdoret për të formuluar pyetjen.

Personi të cilit i bëhet pyetja, nëse bie në kurth, duhet të ndeshet me një sërë shpjegimesh për të sqaruar përgjigjen e tij. Shpjegimet e shumta kuptohen si përpjekje për të mohuar atë që është thënë. Prandaj, ndodh që ai të humbasë besueshmërinë ose të nxisë pyetje të mëtejshme.

0

Një shembull ilustrues i gabimit të pyetjeve të mëdha

Gabimi përmes të bërit shumë pyetje njëherësh njihet gjithashtu si gabimi i pyetjeve komplekse, ndër të tjera të rreme ose të ngarkuara. Të gjithë këto emra rrjedhin nga fakti se ky arsyetim mund të marrë forma të ndryshme.

Le të shohim më poshtë një shembull: një kandidat për president thotë se ka toka joproduktive të përqendruara në pak duar. Ai shton se nëse zgjidhet, do t’i blejë, për t’i shitur në copa me çmime më të ulëta. Pas deklaratave të tij, vijojmë me një intervistë gazetareske të këtij lloji:

Gazetarja: Si do t’i shpronësoni tokat?

Kandidati: Nuk është shpronësim, por blerje.

Gazetarja: Por a nënkupton privimin e pronave të pronarëve të tokave, po apo jo?

Kandidati: Nuk është shpronësim, por shitje.

Gazetari: Rezultati përfundimtar është se pronarët e tokave do të mbeten pa tokën e tyre, po apo jo?

Kandidati: Po, por jo me shpronësim, por me shitje.

Gazetari: Në çdo rast, ju e pranoni që pronarët e tokave nuk do të mund të vazhdojnë të kenë tokë dhe kjo vjen për shkak të manovrës tuaj.

Siç ilustron shembulli, një propozim legjitim dhe ndoshta me kosto efektive është keqinterpretuar përmes një sërë pyetjesh. Prezumimi i rremë, në themel është se kandidati synon të cenojë pronën private. Nuanca e ndryshores “blej” është hequr qëllimisht.

2

Si të dilni nga gabimi i të bërit shumë pyetje?

Shembulli i mëparshëm i referohet një teme publike, por gabimi i pyetjeve të shumta ndodh edhe në një diskutim në çift ose në një konflikt midis mësuesit dhe nxënësve ose në ndonjë bisedë. Atëherë pyetja është: si ta shmangim atë?

Si rregull i përgjithshëm, pyetjet mbi tema të diskutueshme që pranojnë vetëm përgjigjet “po” ose “jo” duhet të shmangen. Një sërë pyetjesh të tilla mund të çojnë lehtësisht në keqkuptime ose kontradikta, për sa kohë që tema jep një opinion shumë të sfumuar.

Kur identifikohet gabimi i të bërit shumë pyetje, ia vlen të rimendohet pyetja e shtruar. Duke vepruar kështu, pjesa që nënkupton një supozim të rremë duhet të eliminohet.

Në shembullin “Akoma po e rrihni gruan tuaj?” Do të mjaftonte të hiqej “akoma”. Ju mund të përgjigjeni edhe me një pyetje tjetër: “Pse thua se e kam rrahur gruan?”

 

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top