Gjatë episodit të ri të “British Vogue’s Life in Looks”, Shakira ka folur për pamjet më të mira dhe më të këqija që ka pasur gjatë gjithë këtyre viteve në karrierën e saj.
Teksa fliste, 44-vjeçarja ka veçuar rastin e vitit 2012 si më të “tmerrshmin” përsa i përket pamjes së jashtme, shkruan “People”.
Ajo dukej si rrallë herë me flokë të shkurtra dhe të drejta, si dhe me make up të lehtë.
Për këtë pamje, këngëtarja e famshme “fajësoi” vjehrrën e saj, pasi tha:
“Ajo më tha, ‘pse nuk i pret flokët? Të janë dëmtuar’. Gabimi më i keq i jetës sime”,- tha ajo duke qeshur, dhe më pas u kthye nga kamera duke iu drejtuar virtualisht nënës së futbollistit, bashkëshortit të saj: “Nuk do të marr këshilla bukurie më nga ti”.
Shakira dhe Gerard Pique janë bashkë që prej vitit 2011. Ata bashkëjetojnë dhe janë prindër të dy djemve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.