FB

October 31, 2023 | 8:02

Gënjeshtarët nuk ndryshojnë kurrë, ja cilat janë karakteristikat e tyre

Njerëzit që gënjejnë nuk ndryshojnë kurrë, thjesht përmirësojnë strategjitë e tyre. Kush e pranon gënjeshtrën si një mënyrë për t’u lidhur, për t’u pranuar nga të tjerët, për të fituar besim, ka vështirësi të tregojë veten, të jetojë jetën e tij dhe të përfundojë në një rrjet nga e cila e ka të vështirë të çlirohet.

 

Zakonisht një gënjeshtar i mirë ka këto karakteristika:

Janë njerëz të zgjuar:

Gënjeshtari përdor inteligjencën e tij njohëse për të studiuar mirë gënjeshtrën e tij dhe për të parandaluar gabimet e mundshme në planin e tij.

Janë të kujdesshëm:

Ata që gënjejnë dhe madje edhe më shumë kur gënjeshtrat e tyre zakonisht nuk zbulohen, priren të jenë të kujdesshëm ndaj fjalës së të tjerëve.

Kanë një kujtesë të mirë:

Për të qenë një gënjeshtar i mirë, duhet të kemi një kujtesë të mirë për të kujtuar gjithçka dhe për të mos rënë në kundërthënie. Kjo minimizon rreziqet për t’u zbuluar.

Janë të paturpshëm:

Zakonisht gënjeshtrat e tyre duken shumë të vërteta, pothuajse të thjeshta, gjë që i bën më të lehta për ti kujtuar. Nën një thjeshtësi dhe transparencë të dukshme, ata fshehin mashtrimin më të madh.

Janë njerëz të qetë:

Gjendja emocionale e gënjeshtarit është një faktor i rëndësishëm. Personalitetet nervore, të cilat janë subjekt i ankthit, depresionit, zemërimit, nuk janë të përshtatshëm për gënjeshtrën. Ata do të zbuloheshin menjëherë ose nuk do të mbanin vetë një skenë të zgjatur.

Janë të ftohtë dhe llogaritës:

Ata nuk shtojnë dramë në gënjeshtrat dhe planet e tyre. Me një mentalitet të ftohtë dhe pa shumë ceremoni, ata mund të ndërtojnë rrjetin e tyre të gënjeshtrave pa u kujdesur për ndikimin ose pasojat që mund të gjenerojnë.

Janë të shoqërueshëm dhe ekstrovertë:

Ata tentojnë të mos paraqesin vështirësi në bashkëveprimin social, duke qenë në gjendje të shprehin veten pa pengesa, në një audiencë të ndryshme.

Dashuria nuk është një nga tiparet karakteristike të gënjeshtarëve, të cilët në vend të tyre kanë shpirtin e aventurës dhe nuk kanë frikë të shprehin veten, veçanërisht nëpërmjet gënjeshtrave.

Karakteristikat e përmendura më lart nuk janë domosdoshmërisht tregues të gënjeshtarëve, por ato janë një faktor i përbashkët. Askujt nuk i pëlqen të mashtrohet, gënjeshtra mund të justifikohet vetëm në raste specifike. Lidhja me një gënjeshtar të mirë sigurisht që mund të çojë në pasoja të dhimbshme dhe të dëmshme.

Pra, diagnoza e hershme mund të jetë shumë e dobishme, duke kujtuar gjithmonë dhe mbi të gjitha, se një gënjeshtar zakonisht e ka miratuar këtë sjellje si një mënyrë jetese.

 

 

 

 

/Revista Psikologjia

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top