Kur i kërkohet fëmijës të thotë të vërteten, kjo “gjë” duhet të bëhet jo nga frika se mos na gënjejë dhe na e hedh, por sepse është mënyra më e mirë për të ndihmuar fëmijën të zhvillojë besimin te vetja, të zhvillojë vetëvlerësimin dhe të njohë rëndësinë e fjalës.
Fëmija, me takt, nxitet të ketë kurajo dhe jo të fshihet pas fjalëve apo të mosrespektojë veten. Gënjeshtra në vetëvete është tregues i një fantazie të përdorur keq dhe i një personaliteti të deformuar për shkak të një edukimi të pavëmendshëm.
Duke nxitur kurajon e fëmijës për të thënë të vërtetën, e mësojmë të kuptojë dhe analizojë veprimet dhe të mbajë përgjegjsi për to dhe fjalët e tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.