Këshilla & Arsye

June 11, 2017 | 8:30

Nga Adelina Pjetra: Sëmundja dhe vdekja, a duhet tua themi fëmijëve?

“Heshtja është një akt dashurie që nuk ka vlerën e mashtrimit, por thjesht tentativën e ëmbël të mbrojtjes”.

Kjo shprehje, mendim, besim, është produkti i një stereotipi kulturor fals, të besosh që në këtë mënyrë i mbron fëmijët.

Adelina Pjetra, Psikologe & Terapiste EMDR

Adelina Pjetra,
Psikologe & Terapiste EMDR

“Është shumë i vogël për të kuptuar”

Në realitet shpesh janë të rriturit ata që janë shumë të frikësuar, apo me dhimbje, për të folur. Nga momenti që vdekja është konkluzioni natyral i jetës, edhe ajo duhet të ndahet me fëmijët. Në qoftë se dëshirojmë që ata të kenë mundësinë të maturohen, normalisht dhe ta shikojnë botën kështu si është.

Heshtja ose gënjeshtra dëmtojnë:

  • Besimin në vetvete të fëmijës
  • Besimin rreth botës së të rriturve

Do të  thotë se kjo është absolutisht e nevojshme për të mos lënë fëmijën në ankth të padiferencuar nga konfuzioni. Kur një fëmijë nuk bën pyetje mbi ngjarje familjare të dhimbshme e të rëndësishme, nuk ndodh sepse nuk i ka këto pyetje në vetvete, por se e ka kuptuar shumë mirë që këto pyetje nuk duhen bërë. Fëmijët kanë nevojë për RESPEKT, TË VËRTETËN dhe BESIMIN për të mundur t’i japin kuptim asaj që po ndodh.

children-and-death

Koncepti i vdekjes tek fëmijët:

Nën 2-vjeç: fëmija nuk e kupton vdekjen, e krahason me të fjeturin ose thjesht me mungesën e personit, megjithatë reagon fort ndaj ndarjes dhe percepton klimën emotive që e rrethon.

3-5 vjeç: vdekja shihet akoma si e përkohshme dhe e rikthyeshme, prani e “mendimit magjik”, kuriozitet për aspektin fizik dhe biologjik të vdekjes.

6-8 vjeç: fëmija arrin të lidhë vdekjen me humbjen e funksioneve jetësore dhe ta konceptojë si të pakthyeshme.

8-11 vjeç: fëmija e kupton universalitetin e vdekjes

Pas 11 vjeç: fëmija e kupton konceptin e vdekjes si një gjendje e pakthyeshme, universale dhe e pashmangshme njësoj si të rriturit.

 

Cilat janë disa nga reagime normale te fëmijët në raste zie?

◘Cikle të një vuajtje intense

◘Protestë, trishtim, tërheqje emotive, frikë, simptoma fizike, agresivitet

◘Frikë për humbje të tjera

◘Zemërim përkundrejt prindit tjetër

◘Fantazi që ai e ka provokuar vdekjen, ndjesi faji

◘Ndryshime të papritura humori

◘Regresion

children-and-death 

Si mund ta ndihmojmë një fëmijë që po përjeton zi

♦Mbështetja e të rriturit që jeton afër fëmijës

♦Sigurojmë fëmijën që të rriturit do të vazhdojnë të kujdesen për të

♦Ta bësh pjesëmarrës në funeral, n.q.s nuk ka skena dramatike që mund të frikësojnë fëmijën

♦Ta lësh pjesën tjetër të ambientit sa më të pandryshuar që mundet

♦Gjithmonë t’i thuhet e vërteta duke përdorur fjalë të qarta, të thjeshta dhe të evitohen eufemizmat

♦Ta dini që gjuha e fëmijëve është trupore dhe koncepti i vdekjes ndryshon me moshën

♦Të marrim ndihmë nga literatura për fëmijë

♦T’i ndani bashkë kujtimet e personit të vdekur si me dialog ashtu edhe me rituale

♦Shmangni së foluri për personin e dashur në terma gjithëdije dhe gjithëpranie.

♦Të dini që te fëmija dhimbja manifestohet me ndërprerje

♦Përdorimi i vizatimeve dhe lojës për shprehjen e frikërave

Çfarë t’i thuash një fëmije për ta përgatitur për një takim me psikologun?

“Të ndjesh mungesën e dikujt është diçka që të bën shumë keq, ashtu si kur ndodh të thyesh krahun. Është një dhimbje aq e madhe sa gjithçka që një person dëshiron është që t’i ikë. Për dhimbjet fizike janë ilaçet, por ku dhimbja është një ndjesi, i vetmi mjekim është të flasësh me dikë që i beson, t’i tregosh dhimbjen tënde dhe të gjesh kurajën të qash në shoqërinë e tij/saj”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top