FB

October 15, 2022 | 10:01

George Clooney tregon momentin e sikletshëm kur puthi Julia Roberts në sy të bashkëshortes

George Clooney tregoi momentin e sikletshëm, kur duhet të puthte miken dhe kolegen e tij në sy të bashkëshortes.

Para se t’ju shkojë mendja për keq, gjithçka ndodhi për filmin më të ri të aktorëve, “Ticket to Paradise” dhe ku aktorit i duhej të xhironte në Australi dhe gruaja e tij, Amal Clooney dhe binjakët e tyre 5-vjeçarë shkuan për ta mbështetur. Clooney tregoi se atij dhe Roberts iu desh të putheshin, ndërkohë që Amal dhe binjakët po i shihnin. “Ndodhi kur gruaja dhe fëmijët erdhën të më vizitonin”, tha aktori. “Dua të them, ishte hera e parë kur erdhën për të më vizituar”, shtoi Julia dhe ishin: “Babi, oh, halla Juju dhe ne ishim “nxirrini jashtëë!”, tha aktorja, duke treguar edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me George dhe familjen e tij. “Ishte shumë keq. Ç’po bën babi? Ç’është kjo?”, u shpreh Clooney, duke treguar edhe “shqetësimin” e fëmijëve. Sigurisht, edhe batuat nuk munguan. Julia tha se “ishte si të puthësh shokun tënd të ngushtë” dhe Clooney u kundërpërgjigj: “Ti e di që unë jam vlerësuar 2 herë si “Burri Më Seksi?”.

maxresdefault

Julia dhe George, prej vitesh kanë qenë miq shumë të mirë, në ekran dhe jashtë tij. Në një intervistë për “The New York Times”, Julia i ka dhënë të gjitha meritat Clooney, sepse sipas saj, ai e kishte shpëtuar nga “vetmia totale dhe zhdukja”, pasi Roberts ishte në Australi pa bashkëshortin dhe fëmiljët e saj. “Ne ishim në një flluskë dhe ishte periudha më e gjatë në të cilën kam qenë larg familjes”, tha ajo. Julia është e martuar prej 2 dekadash me kinematografin Danny Moder dhe së bashku kanë 3 fëmijë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top