Marrëdhënie

January 29, 2018 | 8:06

Gerry Scotti flet për divorcin: “Ishte një dështim. Më vinte turp për fundin e familjes time”

 

Prezantuesi italian hap zemrën e flet për fundin e martesës në një intervistë për “La Stampa”.

Gerry Scotti, prezantues italian

Gerry Scotti, prezantues italian

Divorci ishte një goditje e fortë. Sidomos për një njeri që është rritur ashtu si unë, në një familje ku martesa ishte e shenjtë”. Kështu është shprehur prezantuesi i njohur italian, Gerry Scotti në faqet e gazetës “La Stampa”, ku u shpreh pa filtra për të kaluarën e tij si i martuar që prej vitit 1991-2002 me Patrizia Grosso, me të cilën kanë një djalë, Edoardo.

Kur kuptova se ishte thyer një vazo e cila nuk do të ndreqej më, kam vuajtur shumë”, shpjegoi ai. “Nuk u turpërova për asgjë, por kur u ndava dhe më pas erdhi divorci, më vine turp që kish përfunduar historia e familjes time. Më duhej të bëja gati valixhet e të largohesha nga shtëpia ime, aty ku kishte lindur dhe ishte rritur im bir”.

Gerry Scotti me ish-bashkëshorten Patrizia-Grosso

Gerry Scotti me ish-bashkëshorten Patrizia Grosso

Një moment i dhimbshëm, të cilin arriti të kapërcejë falë punës së tij.

Duke qenë çdo ditë i zënë me emisionin Passaparola, Il Milionario, apo me të gjitha gjërat që më merrnin kohë atë periudhë, ia dola të moj bija në gabimin e ngushëllimit. Puna ishte paterica ku gjeta mbështetje. Sigurisht që do të kisha dashur të ruaja një marrëdhënie të mirë me nënën e Edoardos, por nuk ia dolëm mbanë dhe nuk jam krenar për këtë. Do të kisha preferuar të kundërtën”.

Gerry Scotti me bashkëshorten aktuale, Gabriella Perino

Gerry Scotti me bashkëshorten aktuale, Gabriella Perino dhe djalin, Edoardo

Pastaj erdhi Gabriella, partnerja aktuale.

E njihja prej vitesh, por një ditë teksa shkova në shkollë për të marrë tim bir, më doli përpara. Duke biseduar zbuluam jo vetëm që dy fëmijët tanë ishin në të njëjtën klasë, por ata ishin bërë miq të mirë. Kështu filluam të dëgjoheshim dhe të takoheshim, e tanimë jemi së bashku prej më shumë se 10 vjetësh”.

Me djalin, Edoardo marrëdhënien e kemi të shkëlqyer dhe pikërisht me të planifikojmë një të ardhme tjetër pune, një kompani prodhimi për televizionin. Ai nuk dëshiron të qëndrojë përgjithmonë para kamerave.

Përgatiti Orjona Tresa

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com