“Gërshetat flluskë” të këtij prindi janë modeli i përsosur i verës për fëmijët me flokë të gjatë! Diana (@mrsblinks) është një “Pinterest Mami” (siç i pëlqen asaj ta quajë veten) që i pëlqen të ndajë truke krijuese për prindërit në TikTok. Stili i flokëve të fëmijëve mund të jetë i vështirë. Disa modele të flokëve janë të dhimbshme, ndërsa të tjerët zgjasin shumë për fëmijët që preferojnë të luajnë. Për fat të mirë, “gërshetat flluskë” të Dianës nuk janë thjesht të lezetshme, ato janë gjithashtu të shpejta dhe të lehta për t’u arritur, duke i bërë ato një pamje perfekte për fëmijët me flokë të gjatë!
Diana ka 366.7K ndjekës të cilët i shohin me padurim videot e saj dhe i kërkojnë këshilla për prindërit.
Një ndjekës së fundmi i kërkoi Dianës të zbulonte se si ajo i realizon “gërshetat flluskë” në flokët e vajzës së saj. Në video, Diana shpjegon se “gërshetat flluskë” janë modeli i përsosur i flokëve për prindërit që nuk e kanë zotëruar mjaft artin e gërshetimit. Ajo thotë se: “E dua këtë stilim sepse jep pamjen e një bishtaleci, pa qenë aq i ndërlikuar, kështu që nëse nuk je i mirë në bërjen e gërshetave, ky është modeli i përsosur i flokëve për ty”.
Për të krijuar gërshetat e adhurueshëm, Diana fillon duke bërë dy bishta njëra mbi tjetrën në anën e sipërme, e të djathtë të kokës së vajzës së saj. Ajo merr bishtin e sipërm, e ndan në gjysmë dhe e plotëson përmes me bishtin e poshtëm.
“Pasi të keni realizuar gërshetin, lidheni me një llastik të vogël gome”, rekomandon Diana.
Procesi vazhdon direkt poshtë dy bishtave të parë. Secili grup prej dy bishtave, të endur përmes njëri-tjetrit, bëhet një “bishtalec” individual. Sapo Diana të përfundojë anën e djathtë të kokës së vajzës së saj, ajo rifillon procesin në të majtë për të krijuar bishtaleca “gërshet flluskë”.
Sapo të bëhen të gjitha gërshetat, Diana përfundon duke i liruar paksa për t’i dhënë flokëve të vajzës së saj më shumë vëllim. “Unë i tërheq pjesët për ta bërë gërshetin të duket i madh, pastaj do të shihni një bishtalec të bukur”, shpjegon ajo.
Shikuesit vërshuan në komente për të shprehur mirënjohjen e tyre për tutorialin e modelimit të flokëve të Dianës.
“Ia bëra këtë dje 4-vjeçares time për shkak të videos tënde! Faleminderit për frymëzimin!” shkroi një prind mirënjohës.
“Shumë faleminderit! Po e provoj këtë stil ndërsa flasim”, u përgjigj një tjetër vlerësues TikToker.
Një ndjekës tjetër thjesht u përgjigj: “Ju jeni një mama e mrekullueshme”.
@mrsblinksReply to @raisingredheads_21 hope this video helps! #pinterestmomtiktok #learnontiktok #tiktokpartner #pinterestmom
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi intheknow.com/parenting
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.