Që Gigi D’Alessio dhe Anna Tatangelo nuk ishim më bashkë kjo dihej prej kohësh dhe që për të mirën e djalit të tyre Andrea të dy kishin një raport miqësor. Por që kantautori italian priste një tjetër fëmijë kjo është surpriza e kësaj vere, që revista ‘Chi’ zbulon.
D’Alessio tashmë ka një të dashur të re Denise Esposito, 26 vjet më e re, që në vjeshtë do ta bëjë baba për herë të pestë. Ndërsa Anna është fotografuar me reperin Livio Cori.
Në të përjavshmen italiane publikohen edhe fotot ekskluzive të jetës së re, të atyre që dikur ishin çifti më i dashur i spektaklit. Kantautori napoletan është fotografuar në bordin e një jahti me të dashurën e re, teksa i përkëdhel barkun e rrumbullakosur që tashmë i bie në sy.
Ndërsa Tatangelo është fotografuar për herë të parë teksa shkëmbente puthje me të dashurin e ri, Livio Cori. Për të dy ishte folur prej muajsh që janë në një lidhje, por asnjëherë nuk kishte prova për ta provuar këtë. Në plazh këngëtarja përfshihet nga pasioni dhe e shtrirë në shezlong puth reperin nën sytë kuriozë të paparacëve të ‘Chi’, që kanë realizuar fotot.
Burimi / BW
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.