Francesco D’Antuono, 38-vjeçar nga Angri, është kontaktuar nga menaxheri i këngëtarit dhe shumë shpejt do t’i realizohet ëndrra e tij.
Gigi D’Alessio nuk mbetet kurrë pas kur bëhet fjalë për solidaritet. Këngëtari ka treguar edhe një herë ndjeshmërinë dhe gatishmërinë për adhuruesit e tij, siç bën me dije “Napoli Today”.
Francesco D’Antuono, një i ri me origjinë nga Angri, i cili vuan nga Parkinsoni, shumë shpejt do t’i realizohet ëndrra e tij: do të interpretojë me Gigi D’Alessio. 38-vjeçari nuk ka dashur ta publikojë videon në YouTube, siç kish deklaruar javë më parë, sepse ndërkohë është kontaktuar nga menaxheri i artistit.
“Gigi është i lumtur që po e bën të mundur këtë dëshirë timen – ka thënë Francesco. – Kemi zgjedhur edhe muzikën ‘Non mollare mai’, (Mos u tërhiq kurrë). Deri në fund gjithmonë në jetë nuk duhet të ndalesh, por të ecësh para e t’i zgjedhësh problemet”.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.