Në fokus

September 11, 2018 | 12:49

Gjaku i të rinjve, ilaçi më i mirë kundër sëmundjeve të shkaktuara nga mosha

Gjaku i dhuruar nga të rinjtë mund të ndihmojë të moshuarit duke parandaluar sëmundjet e lidhura me moshën. Faktorët e gjakut të marra nga kafshët kanë rezultuar në përmirësimin e shëndetit të krijesave më në moshë.

Studimi, i publikuar tek revista “Nature”, është kryer nga një grup shkencëtarësh nga Kolegji Universitar i Londrës, të cilët thonë se gjaku i të rinjve mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të zhvillimit të çrregullimeve të lidhura me moshën. Profesoresha Dame Linda Partridge, thotë se këtu përfshihen edhe kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

“Do të thosha që plakja është ‘perandori’ i të gjitha sëmundjeve. Shumë njerëz e cilësojnë plakjen si proces “natyral” që nuk mund të ndërhysh. Por, ne e kemi konsideruar atë gjithmonë si një faktor të rëndësishëm kur bëhet fjalë për trajtimin e sëmundjeve”.

Ky hulumtim është pjesë e një vale studimesh dhe eksperimentesh të financuara nga bashkëthemeluesi i PayPal, Peter Thiel, në start-up-in Ambrosia të realizuar në San Francisko. Pjesë e këtyre eksperimenteve janë bërë 70 pjesëmarrës, të gjithë mbi 35 vjeç.

Pasi morën faktorë gjaku nga vullnetarë të moshës 16-25 vjeç, shkencëtarët vunë re përmirësime të analizave për disa sëmundje.

 

Burimi / BalkanWeb

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com