Në fokus

October 18, 2018 | 9:46

Gjatësia e gishtave zbulon shumë për seksualitetin tuaj…

Gjatësia e gishtërinjve të një personi mund të japë një informacion për seksualitetin e tyre, gratë që kanë gishtin e unazës e më të gjatë se ai tregues kanë më shumë gjasa të jenë lezbike, kjo është ajo që  sugjeron një studim.

Hulumtuesit në Universitetin Essex kanë vëzhguar  grupe të binjakëve identikë, ku një nga vëllezërit dhe motrat ishte heteroseksual. Ata zbuluan se binjaku homoseksual ishte i prirur të kishte një ndryshim më të madh midis gjatësisë së gishtit tregues dhe gishtit të unazës.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se ekspozimi ndaj testosteronit mashkullor në mitër mund të lidhet me dallimet në gjatësinë e gishtit dhe gjithashtu në seksualitet.

Gishti tregues dhe ai i unazës te gratë kanë përgjithësisht të njëjtën gjatësi, ndërsa tek meshkujt ka një ndryshim më të madh. Të dy, si burrat dhe gratë janë të ekspozuar ndaj testosteronit, hormonit mashkullor në mitër.

Studimi vërejti se në 18 grupe të binjakeve femra, binjakja lezbike kishte duar më “mashkullore” se motra e saj jo lezbike. Në 14 grupe të binjakëve meshkuj, binjaku homoseksual kishte duar më pak “mashkullore” sesa vëllai, por dallimi mes tyre nuk shihej si i rëndësishëm.

Dr. Tuesday Watts, nga departamenti i psikologjisë, tha: “Për shkak se binjakët identikë, të cilët ndajnë 100% të gjeneve të tyre, mund të ndryshojnë në orientimet e tyre seksuale, faktorë të ndryshëm gjenetikë duhet të japin llogari për dallimet”.

 

Burimi / www.dailymail.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top