FB

September 23, 2021 | 8:27

Gjendet pas 37 vitesh një shishe me një mesazh të shkruar në vitin 1984

Një shishe qelqi me një mesazh të shkruar në 1984 është gjetur këto ditë në Hawaii. Ka qenë pikërisht një vajzë 9 vjeçare që ka gjetur mesazhin. ’Dërguesit’ e kësaj letre janë disa studentë të një shkolle të mesme në Japoni. 37 vite më parë ata hodhën shishen në oqean si pjesë e një eksperimenti. Letra që brenda mban datën korrik 1984, i kërkonte kujtdo që e gjente shishen ta kthente në shkollë.

Mesazhi në shishe, me titull “Anketa e Rrymave Oqeanike”, u shkrua nga studentët dhe u hodh në Kuroshio pranë Ishullit Miyajima në Japoninë perëndimore si pjesë e një projekti shkollor mbi rrymat e oqeanit, shkruan CNN.

Instituti tha se lëshoi 450 shishe në 1984 dhe 300 të tjera në 1985 si pjesë të eksperimentit. Deri më tani 51 shishe janë gjetur dhe kthyer. Megjithatë, shtoi shkolla, kjo është shishja e parë e gjetur që nga viti 2002.

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top