Studim

April 12, 2018 | 11:01

Gjeni që djeg yndyrnat është po i njëjti me atë që na bën të duam ëmbëlsirat

Të kesh një dietë të shëndetshme është po aq e rëndësishme sa aktiviteti fizik për të mbajtur një trup të mirë dhe një mirëqenie të përgjithshme.

Besohet gjerësisht se konsumimi i lartë i sheqerit, nuk është një gjë e mirë për njerëzit që përpiqen të mbajnë trupin në formë.

Por duket se ka më shumë rreth kësaj, pasi shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje midis të pëlqyerit të ëmbëlsirave dhe metabolizmit të djegies së shpejtë të yndyrnave.

Shkencëtarët zbuluan se po i njëjti gjen që i bën njerëzit të vdesin për ëmbëlsira është gjithashtu përgjegjës për tretjen e shpejtë të yndyrnave.

Gjeni FGF21 i cili është i njohur për aftësinë që ka te njerëzit për t’i bërë ata të konsumojnë sa më shumë ëmbëlsira dhe mendohej të ishte përgjegjës edhe për kaloritë e shumta që njerëzit grumbullojnë rezulton se çon në reduktimin e proteinave dhe yndyrnave.

Gjithashtu, një tjetër ekspert paralajmëroi se FGF21 mund të rishpërndajë yndyrën në pjesën e sipërme të trupit.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top