Këshilla & Arsye

October 4, 2019 | 8:20

Gjërat e dobishme që mund të mësojmë nga personat introvert

Introvertët shpesh karakterizohen si persona, natyra e të cilëve nuk “përkthehet” në sukses apo në një jetë të shëndetshme e të lumtur. Por, në të vërtetë introvertët më së shumti ekzistojnë për të ndihmuar pikërisht ekstrovertët, ata të cilët fokusohen kaq shumë tek vetë-promovimi.

Dallimi i vërtetë midis introvertëve dhe ekstrovertëve lidhet kryesisht me mënyrën sesi ata zgjedhin të jetojnë. Introvertët shpesh keqkuptohen si individë të ndrojtur, jo-social ose më të vegjël se ekstrovertët. Disa nga njerëzit më të talentuar në botë janë introvertët, ndaj më poshtë ju listojmë disa mësime që mund të ‘’vjedhim’’nga ata:

  • Jeto i qetë vetëm

Koha në të cilën jetojmë, na mundëson ta mbajmë veten të hutuar vazhdimisht, por të mësosh të kalosh kohë me veten dhe të kënaqesh në të vërtetë me shoqërinë tënde mund të bëjë mrekulli për qetësinë tuaj mendore, vetë-vetëdijen dhe lumturinë afatgjatë.

  • Bëjini gjërat vetë

Introvertët zgjedhin të punojnë në heshtje për të shijuar ndjenjën fuqiplotë të pavarësisë.

  • Shmangni bisedat “e vogla”

Introvertët kanë tendencë të përçmojnë bisedat e vogla, të cilat mund t’i bëjnë ata të duken të ndrojtur, por zakonisht kjo ndodh pasi ata kanë shumë më tepër për të thënë në tema më interesante pasi biseda të thellohet. Ekstrovertet janë dukshëm interesantë gjithashtu, por kanë tendencë t’i mbajnë gjërat në anën e lehtë dhe argëtuese.

  • Përmirësoni marrëdhëniet me njerëzit tuaj më të afërt

Introvertët kanë tendencë të shmangin eventet me njerëz të panjohur, dhe shpesh preferojnë mbledhje më të vogla mes miqve të ngushtë, sepse ata gëzojnë zhvillimin e lidhjeve më kuptimplotë me të tjerët. Organizimi i më shumë mbledhjeve si këto mund të përmirësojë shumë marrëdhëniet me miqtë tuaj.

  • Merrni kohë për t’u “karikuar”

Introvertët marrin energji duke kaluar kohë vetëm në vend që të jenë me njerëzit e tjerë. Ndërsa ekstrovertët mund të mërziten në fillim duke ndenjur vetëm, por mund të përfitojnë shumë nga shkëputja e realitetit për një kohë.

  • Si të dëgjoni më shumë

Në përgjithësi, introvertët janë dëgjuesit më të mirë, pasi shpesh flasin më pak dhe dëgjojnë më shumë. Të qenit një dëgjues i mirë, nxit marrëdhënie më të mira me të tjerët dhe ju mëson më shumë rreth botës. Mësoni të dëgjoni, pa pritur thjesht një pikë për të ndërhyrë me anekdotën ose idenë tuaj; dhe kjo është një aftësi më e vështirë nga sa mendojnë ekstrovertët.

  • Mërziteni për planet e anuluara

Kur një introvert ka anuluar planet, e shikon atë si një mundësi, në krahasim me ekstrovertët të cilët pasi kanë anuluar planet, nxitojnë për të bërë planin e radhës.

  • Gjeni frymëzim dhe kreativitet brenda vetes

Ndërsa shumica e introvertëve kënaqen të eksplorojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre, ata shpesh janë në gjendje të hyjnë në një nivel më të lartë të krijimtarisë, veçanërisht kur bëhet fjalë për zgjidhjen e problemeve, thotë Simon Rego, drejtor i psikologjisë në Qendrën Mjekësore, “Montefiore”.

  • Jini më të ndjeshëm

Ndërsa ekstrovertët kanë tendencë të jetojnë më shumë në botën e jashtme, ata mund të mos i kushtojnë aq shumë vëmendje botës së brendshme të të tjerëve, duke munguar kur miqtë apo të afërmit kanë nevojë për ta.

  • Mendohuni përpara se të flisni

Introvertët pothuajse gjithmonë mendojnë para se të flasin, ndryshe nga ekstrovertët, të cilët kanë tendencë të mendojnë ndërsa flasin, duke thënë dhe bërë ndoshta veprime të gabuara.

  • Krijoni pavarësi nga telefoni

Tashmë, ne e dimë që jemi të varur nga telefonat tanë, por heqja e tyre mund të jetë veçanërisht e vështirë për ekstrovertët socialë. Introvertët, nga ana tjetër, kanë tendencë të jenë më komodë me izolimin nga rrjetet sociale, duke u bërë kështu më të pranishëm në jetën reale.

  • Shpërdoroni më pak kohë

Ndërsa ekstrovertët kanë tendencë të flasin për gjithçka me një dhunti madhështore, psikiatri Taliba M. Foster shpjegon, se introvertët flasin në një mënyrë më koncize dhe japin më shumë informacion me më pak fjalë, duke i lejuar ata të arrijnë një zgjidhje më të shpejtë.

  • Bëhuni vëzhgues

Të qenit më vëzhgues mund të përmirësojë pothuajse çdo pjesë të jetës tuaj. Ndërsa introvertët nuk kanë gjasa të shkojnë te të huajt dhe të fillojnë një bisedë, ata priren të marrin kohën e tyre para se të bëjnë ndonjë veprim. Kjo zakonisht do të thotë që ata e kuptojnë mjedisin më mirë dhe shmangin çdo pasojë të mundshme sociale.

  • Kuptoni njerëzit më mirë dhe më shpejt

Shumë ekstrovertë mund të zbulojnë se njerëzit rezultojnë të mos jenë ata që e prisnin, por shumica e introvertëve marrin kohën për t’i njohur njerëzit më mirë, duke i vëzhguar, dëgjuar dhe duke i krahasuar ata me përvojat e kaluara, në mënyrë që të zhgënjehen sa më pak të jetë e mundur.

  • Jeto i pavarur

Kur jeni të rrethuar vazhdimisht me njerëz të tjerë që mund t’ju ndihmojnë, është e lehtë të harroni aftësitë që keni. Introvertët kanë tendencë të gjejnë vetë zgjidhje para se t’i pyesin të tjerët, kështu që ata janë më të sigurt në aftësitë e tyre, duke pasur një besim fantastik në vetvete.

  • Mbani sekretet e njerëzve

Introvertët janë veçanërisht të mirë në ruajtjen e sekreteve të të tjerëve, dhe për këtë arsye ata shpesh janë personat të cilëve ju besohet më së shumti informacioni.

 

 

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top