Edhe pse ndonjëherë nuk duket kështu, adoleshentët i duan prindërit e tyre. Thellë në vete dëshirojnë me ta të pajtohen dhe të kenë një marrëdhënie në të cilën mund të mbështeten. Megjithatë, disa gjëra të cilat prindërit i bëjnë dinë t’i “çmendin” fëmijët, madje edhe të rrezikojnë raportin e tyre.
– Mos bëni pyetje të cilat ofrojnë edhe përgjigje: Pyetjet e formuluara në atë mënyrë që në vete përmbajnë edhe përgjigje, sikur p.sh. “A nuk mendoni që Dreni është i keq?” apo “A nuk mendoni që duhet të mësoni më shumë?” dinë t’i “çmendin” fëmijët. Ata për shkak të kësaj ndihen sikur as vetë nuk dinë çka të bëjnë apo sikur nuk e kanë mendimin e tyre.
– Krahasimet u dhembin më shumë sesa mendoni: Kur prindërit e fillojnë fjalinë me “Pse nuk jeni më i mirë se …”, adoleshentët automatikisht dëshirojnë “t’i nxjerrin” flokët. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për shokun më të mirë, të afërmin apo vëllanë më të vogël, shumica e prindërve nuk e kuptojnë që për shkak të këtyre krahasimeve adoleshentët ndihen keq, kjo e shkatërron vetëbesimin e tyre.
– Problemet ndoshta janë të njëjta, por rrethanat të ndryshme: Edhe prindërit dikur kanë qenë adoleshentë, edhe pse kjo është e vështirë ta besoni. Edhe pse të gjithë adoleshentët i mundojnë problemet e njëjta si të dashuruarit, dalja apo presioni në shkollë, prindërit duhet ta kuptojnë që kohët kanë ndryshuar. Në shkolla dhe në fakultete mbretëron konkurrenca më e madhe, ndërsa “Facebook” dhe “SMS-të” janë forma të reja të komunikimit. Ju ndoshta mendoni se e gjitha është sikur kur keni qenë adoleshentë dhe bisedoni me fëmijët për atë që ka ndryshuar.
– Vetëm se i lëvizin sytë nuk do të thotë që s’ju dëgjojnë:
Adoleshentët shpesh bëhen sikur nuk dëgjojnë prindërit apo se nuk lodhen për atë që janë duke folur, por kjo në fakt nuk është kështu. Mos lejoni që lëvizja e syve të tyre t’ju mashtrojë. Ata e dëgjojnë atë që thoni ju dhe këtë edhe më shumë sesa që mendoni ju.
– Largimi nga shoqëria është i dhimbshëm: Shumica e prindërve nuk e kupton se pse për ta është e rëndësishme se çka mendojnë shokët dhe shoqet e tyre. Dy hulumtime kanë zbuluar se largimi dhe refuzimi i mendimeve të shoqërisë së tyre kanë efekt sikur lëndimi trupor apo dhimbja e kokës. Nga kjo del se nuk ka ndonjë dallim të madh nga ajo a ju godet dikush apo ju fishkëllen. Për ta largimi nga shoqëria mund të jetë më shumë i dhimbshëm edhe sesa goditja. Për këtë keni durim dhe respektoni miqtë e tyre dhe u ndihmoni t’i gjejnë më të mirët, sikurse edhe si ta balancojnë kohën për miqtë dhe prindërit. Në fund, pyesni adoleshentët se çka dëshirojnë të dini për ta, besoni që mund t’ju befasojnë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.