Në ditët e sotme, meshkujt i thonë miqve të tyre disa gjëra negative pasi kthehen nga takimi me një femër. Të gjitha femrat janë kurioze të dinë pikërisht se cilat janë gjërat që ata i tregojnë shokëve për to:
- Ishte veshur provokuese
Në takimet e para shumica e femrave, mundohen të vishen provokuese për të rënë në sytë e tyre. Mos e bëni këtë gabim, pasi meshkujt nuk krijojnë një ide të mirë nëse dëshironi të krijoni lidhje me të, jo vetëm seksuale.
- Nuk i mbyllej goja
Nëse ka rastisur me një femër që flet shumë me siguri që këtë do i thonë shokëve. Një mashkull do mërzitej me një femër që flet shumë sidomos që në takimin e parë. Mundohuni të jeni më shumë enigmatike dhe mos t’ia lodhni kokën vetëm duke folur. Edhe dëgjoni!
- Porositi gjëra të shtrenjta
Nëse kjo femër ka rënë në sy shumë në lidhje me gjërat e shtrenjta që ka porositur, me siguri ai do ja tregojë miqve këtë detaj. Vërtetë, që ai do e paguajë llogarinë, por nuk është e nevojshme të shfrytëzoni rastin kaq hapur. Nuk do krijoni opinion të mirë.
Burimi / http://www.intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.