Marrëdhënie

November 26, 2019 | 9:04

Gjërat që bëni, kur vazhdoni të keni ndjenja për ish-in tuaj

Ta harroni ish- partnerin është një gjë shumë e vështirë. Por, nëse mendoni se e keni harruar dhe përsëri bëni gjërat e mëposhtme, atëherë kjo nënkupton se ende e dashuroni atë.

Më poshtë keni shenjat që tregojnë se ende jeni e dashuruar me ish-in.

Ende mendoni për gjërat që do të mund të ndodhnin

Ju mendoni ende për gjërat që kanë mundur të ndodhin e gjërat që nuk kanë mundur të ndodhin. Ju e vlerësoni vlerën tuaj dhe atë se çfarë kishit mundur të bënit për ta zgjatur lidhjen.

Shpesh e përcillni në rrjete sociale

Mënyra më e lehtë për ta kuptuar se a po i mungoni apo jo, është duke e përcjellë në rrjete sociale. Kjo gjë është e gabuar.

Ndiheni e penduar për humbjen e dashurisë së vërtetë

Ju ndiheni e penduar që e keni humbur. Ju i rikujtoni momentet së bashku dhe pendoheni që e keni humbur atë.

E krahasoni me njerëz të tjerë

Në mënyrë të pashmangshme ju përfundoni duke e krahasuar atë me çdo mashkull që takoni. Ju ndiheni sikurse askush nuk është më i mirë se ai.

Jeni duke kërkuar arsye për ta kontaktuar atë

Nuk doni të dini se për çfarë apo se si, e rëndësishme për ju është ta kontaktoni atë.

Ende flisni për të

Me shumë gjasë ai është ende pjesë e bisedave tuaja. Ndonëse nuk është më prezent në jetën tuaj, ju e përmendni atë në biseda me miqtë.

Ende keni shpresë

Shenja më e qartë se ende e dashuroni atë është se ende keni shpresa se do të bashkoheni me të.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top