FB

May 31, 2024 | 7:19

Gjërat që çdo vajzë meriton nga partneri i saj…

Nga jeta, zakonisht, kërkojmë gjëra jo të mëdha, gjëra të cilat na bëjnë të ndihemi të sigurta. Epo, kjo është mjaft e thjeshtë. Por ka diçka që s’duhet anashkaluar kurrë dhe kjo është dashuria dhe marrëdhëniet. Dashuria është dhe duhet të jetë e mrekullueshme, diçka që të nxjerr jashtë dimensioneve të kësaj bote, të jetë e vërtetë dhe unike. Dashuria është ajo që e bën jetën më të bukur dhe më emocionuese.

Këto janë 5 gjërat që çdo vajzë meriton nga partneri i saj:

  1. Meriton të jetë me një mashkull që do t’i ndryshojë jetën pozitivisht, t’ia bëjë atë më të bukur. 

T’i tregojë se është e rëndësishme për të, sepse ndryshon që t’i thuash dikujt se e do dhe t’ia vërtetosh atë. 

  1. Meriton një partner romantik.

Mashkulli duhet të të vërtetojë se pasioni dhe romanca në marrëdhënien tuaj ekzistojnë.  Meriton të jetë me një mashkull, i cili ndihet fatlum që është partneri i saj. Fundja, është pasioni dhe romanca ajo që e mban gjallë një lidhje.

  1. Meriton një partner planifikues. 

Thurja e planeve është diçka që të fal siguri dhe të bën të mendosh për të ardhmen dhe jetëgjatësinë e marrëdhënies suaj. 

  1. Meriton të jetë me dikë që të trajton në mënyrën e duhur. 

Të trajtohesh ashtu si duhet, të bën të ndihesh e vlerësuar, të bën të ndihesh si një princeshë. Çdo vajzë duhet të jetë e shtrenjtë për të dhe ai duhet ta përmendë përditë. 

  1. Meriton të jetë me dike që e sfidon. 

Partneri duhet të japë opinionin e tij mbi një çështje të caktuar. Kjo vërteton se ai është i sinqertë ndaj teje dhe e bën atë një person më tërheqës dhe interesant.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top