Telefonat janë bërë pjesë e përditshmërisë tonë dhe në jo pak raste e tejkalojmë kohën që merremi me ta. Ndodh shpesh që menjëherë pasi na del gjumi në mëngjes kemi kontakt me celularin. Një studim i fundit ka rezultuar se një gjë e tillë sjell probleme serioze për shëndetin.
Sipas ekspertit të mirëqenies Chelsea Pottenger ka katër rregulla që duhet të ndiqen në mëngjes.
- Kufizoni teknologjinë për tetë minuta.
- Praktikoni 30 sekonda mirënjohje: Studimi i Harvardit sugjeron që praktikimi i 30 sekondave të mirënjohjes në ditë, forcon dhe rrit pjesën e trurit që ndërton elasticitetin. Kultivimi i një qëndrimi falënderues për një ditë të re e ndryshon perspektivën tuaj nga negative në pozitive.
- Mendoni për qëllimet tuaja: Ju as nuk duhet të lëvizni nga shtrati. Vizualizimi dhe vështrimi i imazheve të qëllimeve tuaja është provuar që ndihmon të ndjeheni më të lumtur, më pozitivë dhe të keni sukses.
- Pini një gotë me ujë të ngrohtë me limon: Shtrydhni një gjysmë limoni në ujë të ngrohtë dhe pijeni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.