Mënyra se si e nisni ditën tuaj mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj. “Nëse e filloni ditën me kaos, kështu do të vijojë dhe pjesa tjetër e ditës”, thotë Peggy Duncan, eksperte e produktivitetit personal.
Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë për një ditë me energji të mjaftueshme dhe për të qenë më shumë produktivë.
- Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme
Është momenti për të zbatuar atë listën e gjërave që keni në kokë … duke i shkruar apo nëpërmjet një aplikacioni.
Niseni ditën duke shkruar gjërat që doni të realizoni. Jepuni përparësi elementeve si: kritike (duhet bërë brenda 24 orëve të ardhshme); të rëndësishme (për t’u bërë në ditët në vazhdim) dhe më pak rëndësi (aktivitete që nuk kanë urgjencë dhe mund të shtyhen në kohë).
“Kjo do të thotë që të përqendroheni te gjërat më të rëndësishme, në mënyrë që puna të bëhet” – thotë Ellen Faye, eksperte e produktivitetit.
Pasi të keni bërë listën, programoni ditën në mënyrën më eficiente. “Programojeni axhendën tuaj me punë të ngjashme, në mënyrë që dita të ecë sa më mirë” – këshillon Kathryn McKinnon, eksperte e menaxhimit të kohës.
Për ta bërë ekipin e punës më produktiv, një mbledhje e përditshme mund të ishte e nevojshme për t’i bërë të gjithë të merreshin me objektivat më të rëndësishme të ditës. “Mjaftojnë 5 – 10 minuta për një mbledhje, në këmbë, në mëngjes”, – këshillon Faye. Kështu të gjithë krijojnë një ide të objektivave më urgjente të ditës… pavarësisht se nuk janë të një mendje.
- Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshme
Racionalizimi i mëngjeseve tuaja mund t’ju ndihmojë të reduktoni vrapin e shpejtë në shtëpi për të dalë në kohë prej saj. Zgjidhini veshjet, përgatitni mëngjesin tuaj dhe çdo gjë tjetër që ju duhet për punë një natë më parë.
- Përcaktoni orën e punës para se të shkoni në zyrë
Leximi i emal-it ndërkohë që lani dhëmbët dhe kontrollimi i fëmijëve nëse janë duke u veshur është një realitet për shumë persona. Por kjo nuk është efikase. Nëse duhet t’i përgjigjeni një email-i apo telefonatave që lidhen me punën para se të shkoni në zyrë, përcaktoni një kohë për t’u ulur për të bërë pikërisht këtë gjë.
“Nëse e dini se klienti juaj apo kompania pret që ju të nisni një email, planifikoni një gjysmë ore ose një orë ose gjithçka për të cilën keni nevojë për të mbrojtur kohën tuaj” – këshillon Faye. “Mos u përpiqni ta përfshini atë në rutinën tuaj”.
- Merrni pak kohë për veten
Merrni pak kohë dhe përqendrohuni vetëm te vetja. Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, nëse meditoni, lexoni lajmet, dëgjoni muzikë relaksuese, bëni diçka për veten – këshillojnë ekspertët.
“Jepjani vetes atë hapësirë para se të shkoni në punë”, – thotë McKinnon. Ju keni nevojë për atë kohë për të mbledhur dhe ruajtur energjinë tuaj. Një mëngjes me kalori do t’ju ndihmojë për të qenë produktivë dhe energjikë gjatë ditës– shton ekspertja.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.