Këshilla & Arsye

January 16, 2019 | 13:57

Gjërat që duhet të bëni, nëse nuk përshtateni dot me kolegët…

Ata mund t’i keni edhe miq, por në shumicën e rasteve duhet të ruani një marrëdhënie të mirë. Ja disa mënyra, si duhet të silleni me ta, nëse e keni të vështirë të përshtateni:

  1. Bëhuni të kuptueshëm

Një ndër problemet më të mëdha është fakti se ndonjëherë harroni ta mirëkuptoni kolegun tuaj. Më pas, nisin keqkuptimet dhe ndikon në atmosferën në punë. Nëse ju mendoni vetëm pjesën tuaj, ka shumë mundësi që të nisin sherret.

  1. Tregoni mirësjellje

Secili kalon ditë të mira dhe të këqija, por gjithmonë duhet të tregoheni të buzëqeshur dhe të respektoni kolegët tuaj të punës. Jeta juaj personale, nuk duhet të reflektohet në punë. Kjo do ju ndihmojë të krijoni marrëdhënie të mira.

  1. Bashkëpunoni

Në punë duhet të keni frymën e bashkëpunimit, pra ta ndihmoni njëri-tjetrin. Të gjithë e keni të lidhur punën, prandaj nuk do fitoni gjë duke i mbajtur gjërat për vete. Duhet të kuptoni se në fund, puna në bashkëpunim të mirë do japë më shumë produktivitet.

  1. Përshtatuni

Nëse arrini të përshtateni, do përfitoni shumë gjëra në vendin e punës me kolegët tuaj. Secili ka tipin e vet, por mos harroni se jeni në punë, nuk keni dalë për t’u argëtuar me miqtë tuaj.

  1. Vlerësoni kolegët e punës

Ju duhet t’i jepni suport njëri-tjetrit që puna të dalë sa më mirë. Në këtë mënyrë do mbështesni veten tuaj dhe ata.

  1. Veproni, mos u ankoni

Nëse keni ndonjë pakënaqësi mos bëni thashetheme mbrapa krahëve, por mundohuni të ballafaqoheni me situatën. Në këtë mënyrë nuk do krijoni keqkuptime me kolegët që nuk i duroni dot.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top