FB

December 2, 2021 | 8:35

Gjërat që duhet të bëni për të parandaluar nivelin e ulët të sheqerit në mëngjes

Ulja e nivelit të sheqerit në mëngjes mund të shkaktojë marramendje, rënie të fikëti dhe konfuzion. Ky problem mjekësor shfaqet kryesisht tek njerëzit që vuajnë nga diabeti, por mund të ndodhë edhe prej shkaqeve të tjera, të cilat listohen më poshtë.

Çfarë e shkakton uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes

Kur njerëzit kalojnë shumë orë pa ngrënë, niveli i sheqerit në gjak bie. Kjo ndodh edhe gjatë natës, kur njerëzit nuk çohen dot të ushqehen apo pijnë lëngje. Megjithatë, gjatë natës, trupi parandalon rënien drastike të sheqerit duke qenë se mëlçia ka gjithmonë një sasi të caktuar të ruajtur të sheqerit. Niveli normal i sheqerit për një diabetik është mes 70-130 miligram për decilitër.

Kur sheqeri bie nën 70 mg/dl njerëzit mund të përjetojnë disa simptoma siç janë:

  • Djersitje dhe dridhje të trupit
  • Mungesë koordinimi
  • Ankth
  • Irritim
  • Plogështi
  • Dhimbje koke
  • Marramendje
  • Rrahje të larta të zemrës.

Shkaqet që çojnë në uljen e nivelit të sheqerit në mëngjes përfshijnë:

  • Përdorimi afatgjatë i medikamenteve kundër diabetit
  • Konsumi i alkoolit
  • Sëmundjet kronike të veshkave
  • Ndërhyrjet kirurgjikale në stomak
  • Çrregullimet hormonale
  • Diarrea dhe të vjellat
  • Regjimi ushqimor me pak karbohidrate
  • Në raste të rralla ky problem shfaqet si pasojë e kancerit.

Trajtimi

Nëse ndiheni të uritur, atëherë duhet të konsumoni një ushqim të pasur me glukozë siç janë petullat dhe frutat. Gjithashtu edhe lëngjet e frutave janë gjithashtu të rekomandueshme. Njerëzit që vuajnë nga diabeti duhet të konsultohen me mjekun për një ndryshim potencial të barnave.

Parandalimi

Simptomat e uljes së nivelit të sheqerit si pasojë e mungesës së ushqimit mund të parandalohen duke:

  • Ngrënë diçka të shpejtë përpara gjumit
  • Duke u ushqyer me produkte të pasura me fibër që ngadalësojnë përthithjen e glukozës.
  • Duke ngrënë vakte të shpeshta e të vogla ushqimesh gjatë ditës.

Nëse rregullimet në stilin tuaj të jetesës ose në regjimin ushqimor nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës atëherë kërkoni ndihmë të menjëhershme mjekësore.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top