Miqtë janë të mirë praktikisht në dy gjëra; të inkurajojnë për të mbajtur dietë dhe të japin këshilla rreth marrëdhënies suaj. Por për një ndryshim të mirë, këtu janë disa këshilla rreth marrëdhënies nga ekspertët të cilët ju orientojnë drejt një martese të lumtur. Ndonjëherë gjërat marrin më shumë ngjyresa se sa janë në të vërtetë. Ne po ju shpjegojmë se si të ruani marrëdhënien.
- Mbaj shtëpinë pastër
Pastrimi i shtëpisë është më i lirë se konsultat tek psikologu për forcimin e martesës.
- Kujtohu që nuk është personale
Ti e di se partneri juaj nuk do të bënte asgjë për të dëmtuar ty. Nëse ai ju lëndon, me siguri nuk kanë dashur ta bëjë. Pra, jepini atij një shans për t’u shpjeguar.
- Bëj ndryshime të vogla
Duhet të përpiqeni fort që të dy të shmangni fjalët ‘kurrë’ dhe ‘gjithmonë’. Si: “Ju kurrë nuk i merrni çorapet tuaja!” ose “Ju harroni të fshini lavamanin!” Fjalët e pranueshme janë “rrallë” ose “shpesh”. Është një ndryshim i vogël semantik, por bën një ndryshim të madh kur diskuton për këto gjëra.
- Mos fyej
Asnjëherë mos e ofendoni bashkëshortin tuaj, sidomos përpara familjes dhe miqve të ngushtë. Diskutoni çdo çështje që ju keni, vetëm me bashkëshortin tuaj, kur nuk ka të pranishëm përreth.
- Mos harro “ne”
Martesa është një “ne”. Nuk ka më “ju” dhe “unë”. Ju jeni gjithmonë pjesë e skuadrës.
- Mos u përpiqini që të ndryshoni partnerin
Nuk mund t’i ndryshosh njerëzit. Mund të punosh vetëm me gjërat e tua dhe të përmirësosh jetën tënde. Shqyrtoni emocionet tuaja çdo ditë.
- Kaloni kohë me njëri-tjetrin
Komunikoni. Bëni shëtitje me njëri-tjetrin. Vendoseni veten në situata ku përftoni argëtim. Ju duhet të bisedoni me njëri-tjetrin dhe do të keni vëmendjen e tjetrit.
- Ruani qetësinë
Asgjë e mirë nuk vjen nga debatet sepse këto do të t’iu çojnë drejt ftohjes së marrëdhënies. Është më mirë që të ruani qetësinë.
- Pëlqejeni njëri-tjetrin
Hapuni për çfarëdo lloj këshille që keni nevojë! Ju duhet ta pëlqeni personin me të cilin do të martohesh. Do të ketë raste kur ju nuk e pëlqeni personin në një moment të keq, por më pas bindeni sërish që ai është i duhuri.
Burimi / http://gazeta-shqip.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.