Xhelozia nuk është një element i kontrollit njerëzor
Nëse mendon se mund ta përdorësh xhelozinë për t’i kontrolluar jetën dikujt e ke shumë gabim. Njerëzit nuk mund të kontrollohen dhe nëse mendon se je duke kontrolluar dikë, kjo mund të ndryshojë nga çasti në çast.
Rezultati është pendimi
Pasi çdo gjë kalon, një ditë të bukur kupton që e ke tepruar shumë me reagimet e tua. Por nuk mund ta kthesh kohën pas dhe të fshish dëmin që ka shkaktuar tek njeriu tjetër xhelozia jote. Ti pendohesh, pasi ke pasur shumë arsye për të qenë i lumtur, por në fakt je kapur pas një ndjenje vetë-shkatërruese si xhelozia. Tani e ke kuptuar gabimin, por na vjen keq, është shumë vonë.
Problemi i xhelozisë është tek ti
Nëse mendon se mungesa e besimit që ke ndaj partnerit është faj i tij, atëherë je totalisht gabim. Xhelozia jote vjen prej teje dhe prej askujt tjetër veç teje.
Nëse ti ke hyrë në një lidhje ku nuk mund t’i besosh partnerit atëherë nuk ke zgjedhur si duhet. Nëse xhelozia jote vjen nga frika e të qenit i zëvendësuar, atëherë ke probleme me vetëbesimin. Cilido qoftë motivi i xhelozisë, burimi je ti.
Burimi / intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.